Vranësira, reshje shiu e dëbore, ja si do të jetë moti për ditën e premte

Ditën e premte (29 nëntor), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore, sipas SHMU-së.
Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Jugu i vendit, në periudha afatshkurtra, parashikohet me reshje me intensitet të lartë, të cilat mund të arrijnë deri në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër, parashikohet për reshje dëbore me intensitet të ulët deri në nivelin mesatar, ndërsa në zonën e juglindjes parashikohet për reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi deri në 16 m/s ,shoqëruar me dallgëzim në dete, të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 2 deri 8°C
-në zonat e ulëta 6 deri 15°C
-në zonat bregdetare 11 deri 15°C
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


