Zgjedhjet vendore/ Gati 352 vende të përkohshme pune

22 Shtator 2022, 16:50 / EKONOMI ALFA PRESS

Zgjedhjet vendore/ Gati 352 vende të përkohshme pune

Hapen 352 vende pune të përkohshme për zgjedhjet vendore, që pritet të zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që do të rekrutohet për realizimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.

Gjithsej do të krijohen 352 vende pune me kohë jo të plotë  që do të punësohen qytetarë që plotësojë kriteret, për realizimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023 dhe që do të asistojnë administratën e KQZ-së në këtë proces.

Propozimi i paraqitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u miratua edhe nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes

Vendet e punës konsistojnë në sektor të ndryshëm si specialist pranë Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve, specialist për sektorin e dekriminalizimit, specialist të kontrollit financiar, specialist për vëzhgimin e zgjedhjeve, jurist, redaktor, ekonomist, operator,  punëtor  logjistike, specialist magazine, specialist trajnimi etj. Periudha e rekrutimit të punonjësve vijon nga 3 deri në 10 muaj.

 

Po ndodh...