107 ditë protestë/ “Lironi shqipet”, pas thirrjeve te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të ndaluar, qytetarët ndalojnë edhe te Prokuroria: Arrestoni Ramën
Qytetarët pas fjalimeve te Kryeministria marshuan në rrugët e Tiranës.
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët” është një prej thirrjeve që ka jehuar në Tiranë gjatë marshimit të qytetarëve në protestën e 107-të në vend.
Ndërsa mbërritën në bllokun e Sigurisë, në rrugën Mine Peza, shprehën mbështetjen për protestuesit e ndaluar. Më pas vijuan marshimin drejt Prokurorisë së Tiranës.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar revoltën, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si një kërkesë të panegociueshme.
Marshimi në kryeqytet ka vijuar nën thirrje dhe pankarta të ndryshme, ku ndër të tjera shkruhet: “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, “Shqipëria po bën revolucion” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.
Protestuesit kanë përsëritur mesazhet e tyre kundër qeverisë, ndërsa marshimi vijoi në rrugët e Tiranës.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128