Zërat për largim nga Kosova, reagon lojtari: Shpifje

2026-09-14 17:19:00 / SPORT ALFA PRESS
Zërat për largim nga Kosova, reagon lojtari: Shpifje

Florent Muslija ka reaguar për herë të parë rreth zërave që e lidhnin atë me një bojkot të mundshëm të Kosovës.

Në ditët e fundit, pas largimit të Amir Rrahmanit nga përfaqësuesja, në media u raportua se edhe disa futbollistë të tjerë mund të merrnin një vendim të ngjashëm. Në mesin e emrave të përfolur ishte edhe Muslija.

“Faleminderit që më kontaktuat. Më vjen keq që emri im është përfolur për bojkot ose diçka të tillë. Unë jam i lënduar, fatkeqësisht, por sikur të isha shëndoshë e mirë, si gjithmonë me kënaqësi do të vija të luaja për vendin tim. Këto janë shpifje”, ka thënë Muslija për “Gazetën Olle”.

 

 

Po ndodh...

ide