Rama i kthehet sërish gjyqtarëve: S’mund të merrni paratë nga thesari i shtetit se i “keni mbledhur vetë”

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një tjetër reagim lidhur me vendimin e dhënë pak ditë më parë nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila urdhëroi degët e Thesarit të Shtetit të kalojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas një vendim të javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese.
Në hyrje të statusit të tij kreu i qeverisë shkruan: “Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!”, duke theksuar se nuk ka ndodhur kurrë më parë e historia e botës nuk e ka parë që gjykatësit të thonë “do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.”
Më tej Rama jep një shembull, duke u shprehur se në rast se do të çoheshin doganierët, tatimorët, policët apo inspektorët dhe do të kërkonin paratë që kanë mbledhur vetë nga thesari i shtetit nga taksat e gjobat, nuk do të mbetej më pastaj asgjë për të tjerët, mësuesit, mjekët apo ushtarakët.
“Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.”, ka shkruar më tej Rama
Reagimi i plotë:
Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!
Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.
Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!
Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?
Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128