Plagosi ish-vjehrrin me drapër, arrestohet daja i Zegjine Çaushit, ish-partnerja e 52-vjeçarit kishte urdhër mbrojtje prej tij
Ka rënë në prangat e policisë daja i deputetes Zegjine Çaushi, pas plagosjes së ish-vjehrrit të tij. Sipas njoftimit të bërë nga policia, daja i Çaushit, i identifikuar me inicialet B.B ka përdorur një mjet prerës, drapër, për të plagosur ish-vjehrrin e tij.
Për më tej 52-vjeçari, mësohet se kishte thyer urdhrin e mbrojtjes që gjykata i kishte caktuar ish-bashkejtueses së tij, duke shkuar në banesën e saj dhe duke u konflktuar me ish-vjerrin, e më pas e ka lënë atë të plagosur me drapër në këmbë. Ky i fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Daja i Zegjine Çaushit akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, kujtojmë se ai u shpall fillimisht në kërkim nga policia pasi pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/ Plagosi me mjet prerës (drapër), një 67-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.
Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.
Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128