EMRI/ Alarm për bombë te shkolla “Edith Durham”, antiterrori prangos autorin e thirrjes

2026-09-14 10:33:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Alarm për bombë te shkolla “Edith Durham”,

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Durham.

Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ku telefonata rezultoi alarm i rremë.

Blutë e Tiranës kanë përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani.

Ky person është arrestuar nga Policia dhe shërbimet e Antiterrorit.

 

Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë.

 

Po ndodh...

ide