Çim Peka njofton përgjim të dytë nga Ahmetaj: Si Ron Yeffet kontrollonte edhe ministrinë e Belinda Ballukut!
Gazetari Çim Peka ka reaguar në rrjetet sociale, duke paralajmëruar publikimin e një tjetër pjese të audio-përgjimeve që lidhen me Edi Ramën, Ron Yeffet, ministrinë e Energjitikës kur drejtohej nga Belinda Balluku.
Peka shkruan se, debati për çështjen e vilës së Belinda Ballukut po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga audio-përgjimet.
‘Për Ramën-SPAK-Yeffet: Telenovelë doni. Atë do t’ju japim. Të hënën në 20:45, pjesë e re audio-përgjimi’, shkruan Peka.
Peka paralajmëron se pjesa e radhës do të fokusohet te marrëdhëniet mes Ron Yefet dhe ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, se si Yefet kishte ndikim në vendimmarrjen e Ministrisë së Energjisë.
Reagimi i gazetarit Çim Peka:
Për Ramën-SPAK-Yeffet: Telenovele doni.
Atë do tu japim. Të Hënë në 20:45 pjesë e re audio-përgjimi.
Nuk e spostoni dot vëmendjen nga superskandali me një vilë më shumë apo një vilë më pak të Belindës!
Rama në bashkëqeverisje me SPAK, paska vendosur të mundohet të spostojë të gjithë debatin dhe vëmendjen nga audio-përgjimet e Ron Yefet, Ermal Nuhut dhe në fakt vetë Ramës.
Pasi i plotësoi dëshirën duke dhënë Ministrin e Brendshëm drejtuesit të ri të SPAK, duket se Rama ka marrë zemër dhe me porositë e tij të gjitha mediat po mundohen të spostojnë debatin rreth një vide më shumë apo një vide më pak të Belinda Ballukut.
Por meqënëse SPAK është vendosur në shërbim të Ramës dhe po mundohet të krijojë një Big Brother për të spostuar vëmendjen, pa merak, sepse kësaj radhe jemi shumë hapa para. Nëse duan Big Brother për të tërhequr vëmendjen, atë po ua japim ne.
Nga nesër, sërish vazhdim përgjimesh. Janë tre orë, realisht nuk e dimë se çfarë ka sepse Ameta me këtë punë po merret. I papunë është, ka kohë sa të duash, janë në disa gjuhë dhe duhet të përkthehen, duhet prerë.
Por nesër një tjetër pjesë audio-përgjim, ku do e shikoni se si një monstër si Ron Yefet drejton Ministrinë e Energjitikës të Belinda Ballukut kur ajo ishte zëvendëskryeministre dhe ministre. Ai vendos për gjithçka dhe do e kuptoni vetë se e gjithë loja me një vidë më shumë apo një vidë më pak e Ramës, SPAK dhe Ballukut, është për të spostuar vëmendjen nga super skandali i kontrollit të gjithçkaje nga Ron Yefet dhe Edi Rama.
Mos keni merak, Big Brother doni, Big Brother do e bëjmë. Çdo javë do keni pjesë të reja. Nesër, pjesa e re.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128