Odise Roshi nuk e ka harruar “zakonin”, vjen asisti i dytë për këtë sezon
2026-09-13 12:17:00 / SPORT

Odise Roshi vazhdon të jetë një lojtar vendimtar në futbollin turk, ku tashmë vesh fanellën e Keçiorengyçy në kategorinë e dytë.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është si zakonisht një nga lojtarët që japin më shumë asiste në klubin e tij dhe në ndeshjen e djeshme në kampionat ndaj Vanspor, ai u bë protagonist me një të tillë.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ishte pikërisht një shpërthim i zakonshëm i Roshit në të djathtën e pastaj pasimi i tij në qendër që solli golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 për ekipin e Keçiorengyçy.
Ky ishte asisti i dytë i këtij sezoni për 35-vjeçarin i cili e mbylli sezonin e kaluar me 7 të tillë, ndërsa shënoi edhe 7 gola me fanellën e këtij ekipi.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
Nga Ermal Peçi
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
The SP and the DP have created an unshakable Nash equilibrium.
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128