Të përfituara nga të ardhurat kriminale, sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë

2026-09-13 11:51:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të përfituara nga të ardhurat kriminale, sekuestrohen 3 makina

Policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete luksoze, të cilat dyshohet se janë përfituar nga të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, tre pronarët e makinave janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Po ashtu, thuhet se ndaj pronarëve të mjeteve ka nisur edhe hetimi pasuror për të verifikuar burimin e pasurisë, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet publik.

“Në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për kontrollet ndaj automjeteve luksoze, strukturat për Hetimin e Krimeve kanë ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj automjeteve në dukje me vlera të larta.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u shoqëruan disa prej automjeteve dhe, nga verifikimet e kryera, rezultoi se tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit, nuk justifikoheshin me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të poseduesve/drejtuesve të tyre.

Në vijim të veprimeve verifikuese dhe deklarimeve të marra, automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 3 shtetasit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, ka nisur hetimi pasuror ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre automjeteve, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ndodh...

ide