Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër
2025-05-19 13:40:43 / AKTUALITET

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 fidanë dhe 479 bimë kanabisi. Ato u zbuluan në operacionin “Koordinata”, në njësitë administrative Shllak dhe Pult.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit, ndërsa operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

