Emri/ Humbën jetën tragjikisht pas rrjedhjes së gazit, ja kush janë 4 anëtarët e familjes shqiptare

2026-02-05 09:44:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Humbën jetën tragjikisht pas rrjedhjes së gazit, ja kush

Dalin emrat e katër anëtarëve të një familjeje shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Lucca të Italisë, si pasojë e një rrjedhjeje gazi në banesën e tyre.

Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, si edhe dy fëmijët e tyre, Hajdari, 23 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe. Ndërkohë, personi i pestë i përfshirë në ngjarje, vëllai i kryefamiljarit, mbeti i lënduar dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në kaldajën e banesës së tyre trekatëshe.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë gjetur tryezën shtruar, pasi familja ishte përgatitur për të ngrënë darkën.

Gjithashtu raportohet se ka qenë vëllai i kryefamiljarit, i cili ka dhënë alarmain dhe ka njoftuar karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda gjetën trupat e katër familjarëve, ndërsa edhe vëllai i kryefamiljarit përfundoi në spital, pasi ra në kontakt me monoksidin e karbonit.

Po ashtu raportohet se në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu tronditje dhe dhimbje të thellë për një tragjedi që, sipas tij, ka prekur mbarë komunitetin e këtij qyteti të vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës.



Happening now...

ideas