
Incidenti në “Big Brother VIP”/ Bamir Topi për shuplakën e Jozi: Shërbimet sekrete i fryjnë përçarjes me profile të rreme


Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka reaguar ashpër ndaj valës së komenteve dhe reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku Jozi goditi Gjestin.
Në një intervistë për “Zona Zero” në Top News, me gazetarin Milaim Zeka, Topi u shpreh se reagimi masiv në rrjete sociale nuk është një shprehje spontane e opinionit publik, por një lëvizje e orkestruar, që sipas tij, mund të ketë në sfond ndikime të shërbimeve të huaja sekrete.
“Unë nuk dëshiroj të futem në trajtimin e nivelit kulturor në shoqëri dhe specifikisht te brezi i ri. Edhe në portale, duket sikur janë shumë, por janë në fakt pak njerëz me emra të çuditshëm, dhe profesionstë. Niveli i shoqërisë është i rëndë, dhe kam bindjen se niveli i mesëm nuk do i frynte kësaj përçarjeje.
Por janë falanga, janë falanga që paguhen nga kjo punë. Janë shërbime sekrete. Sot lufta bëhet në inteligjencë. Për turpin e tyre, kemi parë edhe shqiptarë, që flasin shqip, në këto shërbime sekrete”, tha Topi.
Sipas tij, shumë nga profilet që nxisin urrejtje dhe ndasi në rrjet nuk janë përdorues realë, por identitete të fabrikuara, të krijuara për të manipuluar opinionin publik dhe për të përçarë shqiptarët.

Scandal erupts: Poll against SPAK intercepted!
ideas

Illiteracy of Politics

Don't make fun of Berisha's old age, but of his dream of becoming a groom again.

top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128