Izoluan për disa orë avokatin në komisariat, Gjykata i merr të pandehur të dy punonjësit e policisë së Sarandës

2025-03-31 13:44:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Izoluan për disa orë avokatin në komisariat, Gjykata i merr

Gjykata e Sarandës, ka urdhëruar kthimin për rihetim të një dosje penale, duke i lënë detyrë prokurorisë së qytetit të marrë të pandehur për “Shpërdorim detyre” shefin e krimeve dhe shefin e komisariatit.

Denoncimi në prokurori ndaj dy funksionarëve të policisë ishte kryer në qershor 2024 nga avokati, A. K, i cili ka pretenduar se është shoqëruar dhe mbajtur pa të drejtë në ambientet e komisariatit.

Veprimi mësohet se është bërë pas një debati verbal të tij me dy punonjës të policisë.

Avokati në denoncimin e tij pretendonte se ka shkuar në komisariat për të kontaktuar një klient, i cili ishte ndaluar nga blutë.

Sipas kallëzimit, avokati ndërsa tentoi t’u sqaronte punonjësve të policisë atë se çfarë kishte ndodhur me klientin e tij, kishte përfunduar vetë në qeli për disa orë.

Kallëzimi është hetuar nga prokurorja, Besiana Sadikaj, e cila pas 6 muaj ka vendosur të çojë dosjen për pushim në gjykatë.

Por gjyqtari paraprak, Fatmir Ndreu, ka urdhëruar kthimin e dosjen duke kërkuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Aktualisht, të dy punonjësit e policisë S.N dhe G. T, janë transferuar nga komisariati i Sarandës, në Tiranë dhe Lushnje.

 

Happening now...