Kërkohej prej dy vitesh për trafik klandestinësh, “i arratisuri” kapet duke shitur drogë! I gjendet edhe radio policie

2025-09-29 14:30:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërkohej prej dy vitesh për trafik klandestinësh, “i

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për akuzën e trafikut të klandestinëve është arrestuar nga policia e Durrësit, teksa në momentin e lokalizimit dhe kapjes së tij i janë gjetur edhe disa doza kanabisi dhe një radio policie.

Ka dyshime se pavarësisht se ishte në kërkim, M.R., ishte i përfshirë edhe në shitje të lëndëve narkotike, pasi si provë materiale iu sekuestrua përveç drogës edhe një peshore elektronike dhe një radio policie.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “The fugitive”, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë operacionit, u kap shtetasi në kërkim M. R., 33 vjeç, banues në Durrës”, bëri me dije policia vendore.

Policia sqaroi se gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 24.01.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, bëhet më tej me dije për çështjen.

Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës, më datë 12 dhjetor 2023, ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” ndaj tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Happening now...

ideas