Saimir Korreshi ironizon programin qeverisës: E keni bërë me buzëkuq, por me çizme me gisht përpara

29 Shtator 2025, 14:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Saimir Korreshi ironizon programin qeverisës: E keni bërë me

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar programin e qeverisë gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, duke e përshkruar atë si “një program me buzëkuq, por me çizme përpara”.

Saimir Korreshi: Ne pikërisht jemi këtu  për këtë programin e bukur atë që keni bërë me buzëkuq ju. E di si është ky program juaj me buzëkuq por me çizme me gisht përpara, me thonj pa prerë. O Kryetar ke një muaj që as na jep të drejtë fjale dhe në hallexhinjtë vjedhim ndonjë dy minutësh për procedurë. Por kjo është se e bën ti këtë pjesë, siç prishe rregulloren atje, siç vunë përralla me mbrete me Diell e ku di unë..

Nëse do ti rikthehesh normalitetit hajde sot rikthe atë seancë që të flasim që sot për programin qeverisë.

Po ndodh...