Oil reaches 200 lek per liter, citizens warn of national protest! Non-partisan organization begins on social networks

2026-03-13 11:55:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Oil reaches 200 lek per liter, citizens warn of national protest! Non-partisan

Rritja e menjëhershme prej disa lekësh e çmimit të naftës ka shtyrë qytetarët shqiptarë drejt një proteste kombëtare, e cila prej ditës së djeshme po paralajmërohet dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një nismë sporadike të ndërmarrë nga qytetarë të thjeshtë, të cilët të gjendur përballë një rritje flagrante dhe të menjëhershme të çmimit për litër, rreth 200 lekë, po e shpërndajnë thirrjen sa më shumë.

Ata po ftojnë shokë, miq virtualë e realë që të bashkohen më 23 Mars në një protestë kombëtare qytetare përpara Kryeministrisë, sepse siç thonë, çmimi i karburantit është kthyer në një grabitje të përditshme.

Bie në sy se pavarësisht se një ditë më përpara, më 22 Mars, lideri demokrat Sali Berisha ka thirrur gjithashtu një protestë kombëtare në bulevardin përpara Kryeministrisë, një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur që të jenë atje më datë 23 Mars, për të mos u përzierë me politikën.

"Kjo nuk eshte proteste partie. Kjo eshte proteste e qytetareve qe nuk pranojne me te trajtohen si bankomat", thuhet në mesazhin e protestës qytetarë që është paralajmëruar në rrjetet sociale, duke e bërë të qartë që në krye të herës se ajo nuk ka lidhje me politikën.

 

Happening now...