E pazakontë! Rama del nga vetja pas debatit me gazetaren, ndërpret konferencën dhe refuzon t'i përgjigjet pyetjeve

2026-03-13 13:29:47 / POLITIKË ALFA PRESS

E pazakontë! Rama del nga vetja pas debatit me gazetaren, ndërpret

Një moment i pazakontë u shënua gjatë konferencës për mediat të kryeministrit Edi Rama, i cili ndërpreu për rreth 5 minuta komunikimin me gazetarët pas debatit të tensionuar me një gazetare.

Përplasja ndodhi pas një pyetjeje lidhur me atë që u cilësua si përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale për qytetarët dhe rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Gjatë shkëmbimit të fjalëve, Rama kundërshtoi pretendimin se ka deklaruar ndonjëherë burg për qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë dhe jo me mospagesën e faturave.

Debati me gazetaren u tensionua, ndërsa kryeministri i kërkoi asaj të mos e kthente konferencën në debat politik, duke theksuar se konferenca ishte për pyetje dhe përgjigje.

Pas kësaj përplasjeje, Rama vendosi të ndërpresë përkohësisht konferencën për pesë minuta, një veprim i pazakontë gjatë komunikimeve të tij publike me mediat.

 

Happening now...