"Without a big budget, but with a lot of support", Kryemadhi speaks openly about the film: We received credit for the production

2026-03-13 14:21:41 / SHOWBIZ ALFA PRESS
"Without a big budget, but with a lot of support", Kryemadhi speaks

Monika Kryemadhi kohët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të filmit që po realizon.

Ajo ka dhënë një intervistë për Vip Magazine, ku ka folur për filmin “Me fat”, si dhe për kostot e realizimit të tij.

Gjatë intervistës, Kryemadhi zbuloi se për realizimin e filmit ka marrë edhe një kredi, duke shprehur shpresën që të ardhurat nga shitja e biletave të ndihmojnë për shlyerjen e saj.

Ajo theksoi gjithashtu se shumë njerëz e kanë mbështetur projektin, duke ofruar makina dhe ambiente për xhirime pa kërkuar pagesë.

“Akoma nuk kemi bërë një bilanc, sepse e kemi bërë “shto ujë e shto miell”, siç i thonë. Na duhen disa lekë edhe sot për këtë. Dhe jo më larg se dje kemi paguar se duheshin për të blerë disa muzika dhe disa gjëra. Ne kemi marrë edhe një kredi për filmin, dhe shpresojmë që me biletat që do të shiten ta realizojmë dhe ta shlyejmë këtë kredi. Nuk ka ndonjë buxhet shumë të madh. Na kanë ndihmuar edhe shumë njerëz të tjerë. Për shembull, diku kemi marrë makina dhe nuk na kanë marrë qira, në disa ambiente ku kemi xhiruar nuk na kanë marrë lekë. Por që nuk janë pak, janë shumë,” u shpreh Monika.  

Happening now...