The bar had become a gambling venue in Tirana, the owner and waiter were arrested

Zbulohet një tjetër lokal i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe kompjuterë në Tiranë.
Për pasojë janë arrestuar pronari dhe kamerieri në këtë lokal. Po ashtu policia ka sekuestruar 2 kompjuterë dhe 3 celularë.
Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Rezultati”.
Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 36 vjeç dhe B. Xh., 26 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 36-vjeçari dhe ku punonte kamerier, shtetasi B. Xh., në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë (baste sportive).
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128