Terrorist attacks in the West? Shootings and explosion at a US synagogue

2026-03-13 15:23:31 / BOTA ALFA PRESS

Terrorist attacks in the West? Shootings and explosion at a US synagogue

Dy sulme, njëri pas tjetrit, tronditën Shtetet e Bashkuara, duke i lënë amerikanët me një ndjenjë pasigurie, thotë CNN.

Të shtëna me pasojë vdekje u regjistruan në Virxhinia, e vetëm pak orë më vonë një makinë e mbushur me eksplozivë u përplas me një sinagogë në Michigan. Sulmi në Virxhinia së fundi u konfirmua nga autoritetet si akt terrorist.

Agresori u identifikua si Mohamed Bailor Jalloh, 36 vjeç, ish-anëtar i Gardës Kombëtare atje, i dënuar më parë se kishte tentuar të ndihmonte ISIS-in në vitin 2016.

Ai ka thirrur “Allahu Ekber” përpara se të hapte zjarr brenda një klase të Universitetit Old Dominion, ku për pasojë humbi jetën instruktori Brandon Shah, ndërsa studentët arritën ta mobilizonin dhe ta vrisnin agresorin.

Ndërkohë, personi i armatosur me pushkë, i cili përplasi automjetin e tij në një sinagogë të madhe të Michiganit dhe u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë, është 41-vjeçari Ayman Mohamad Ghazali, i lindur në Liban, por që jetonte në SHBA që prej 2011-tës. Ai vetë ka qenë viktima e vetme e këtij sulmi.

Edhe pse makina që Ghazali përplasi me sinagogën u përfshi nga flakët, nuk pati vdekje të tjera, dhe vetëm një oficer sigurie që u godit nga automjeti mbeti i lënduar. Motivi i sulmit ende nuk është i qartë, por Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit, Dana Nessel, tha se ekziston një “lidhje” mes kësaj ngjarjeje dhe luftës në Iran.

Nessel e theksoi se nuk mund të jetë rastësi që sulmuesi shënjestroi një sinagogë me emrin Temple Israel. Autoritetet po hetojnë raporte sipas të cilave autori kishte pohuar më herët se shumë anëtarë të familjes së tij ishin vrarë nga një sulm ajror izraelit në Liban ditët e fundit.

 

Happening now...