The grandson reported the loss of his grandfather, the elderly man was found dead in a canal in the village of Gjormë

2026-03-11 11:04:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

The grandson reported the loss of his grandfather, the elderly man was found

Një i moshuar, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij prej ditës së djeshme, është gjetur i pajetë pranë nja kanali me uji në fshatin Gjormë.

Kallëzimi është bërë nga nipi i tij, ndërsa dyshohet se 90-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal.

Dje, kallëzoi shtetasi O. M., se gjyshi i tij, shtetasi R. M., 90 vjeç, ishte larguar nga banesa, rreth orës 07:00.
Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 06:00 të ditës së sotme, 90 vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal me ujë, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Gjormë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas aksidentalisht ka rënë në kanal. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Happening now...