Igor Tudor drejt shkarkimit nga Tottenham, Mauricio Pochettino ishte në Madrid

2026-03-11 12:30:39 / SPORT ALFA PRESS

Igor Tudor drejt shkarkimit nga Tottenham, Mauricio Pochettino ishte në

‘Njeriu i gabuar, në vendin e gabuar’. Mediat britanike, duke nisur nga BBC, e kanë ngelur në klasë eksperiencën e Igor Tudor në pankinën e Tottenham që në mbrëmjen e së martës ndaj Atletico Madrid pësoi humbjen e 4-t radhazi.

Në humbjen 5-2 në Metropolitano, përtej rezultatit, ajo që nuk bindi, ishte zgjedhja e Tudor për të zëvendësuar portierin titullar Vicario me të riun Kinsky, të cilin e zëvendësoi në minutën e 17, kur ndeshja ishte kompromentuar për shkak të dy gabimeve trashanike të 22 vjeçarit

Tudor u përgjigj me frazën klasike ’no comment’ kur u pyet nëse meriton të mbajë postin e tij, por në 26 ditë në stolin e Hotspurs që është në luftë për mbijetesë, nuk ka sjellë asnjë përmirësim as në lojë e as në rezultate. Kështu që po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një shkarkimi të kroatit dhe për një rikthim të Mauricio Pochettinos me argjentinasin që ishte i pranishëm në Metropolitano për të ndjekur ndeshjen me Atletico Madrid.

Por nuk duhet injoruar as emri i Thiago Mottas, që është përmendur edhe në ditët e kaluara. Ai që po e monitoron me vëmendje këtë situatë është Juventusi që është ende në kontratë me trajnerin italo-brazilian.

 

Happening now...