Ibrahimaj: If there is a further increase in oil prices, we will bring back the Transparency Board

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se çmimi i naftës po monitorohet nga një task forcë, e cila do të kontrollojë çdo ditë tregun, me qëllim shmangin e abuzimeve.
Ajo deklaroi se situata nuk është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës, por theksoi se do të rikthehet ai “regjim” nëse rritja do të vijojë.
“Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim.
Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128