Today, 45 years since the Pristina student protests against the Yugoslav regime

2026-03-11 11:54:16 / KOSOVA ALFA PRESS

Today, 45 years since the Pristina student protests against the Yugoslav regime

Më 11 mars të vitit 1981 në Kosovë nisën një seri protestash studentore me thirrjet “Kosova Republikë”, “Liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim” etj.

Studentët e Universtitetit të Prishtinës, fillimisht u ngritën në protesta ndaj kushteve të papërshtatshme të jetesës dhe të studimit, por nga kërkesa me përmbajtje sociale, kërkesat e tyre evoluuan në kërkesa që shfaqnin pakënaqësitë politike.

45 vjet më parë, protesta e studentëve të Prishtinës u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave. Kësaj proteste i kishte paraprirë një tjetër (4 mars 1981) e organizuar në mensën studentore. Demonstrat e studentëve sollën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Organet shtetërore ndërhynë me dhunë gjatë tubimeve, ish Armata Jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës dhe në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi. Gjatë protestës u vranë 9 persona dhe u plagosen 15 të tjerë.

 

Happening now...