The race for the successor to the dismissed Ilir Proda, the names of the first 8 candidates for the head of the State Police are revealed

Pak ditë pas shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda, për shkak të mosgarantimit të sigurisë dhe jetës së qytetarëve të huaj gjatë protestës së 28 shkurtit të opozitës në Tiranë, është hapur edhe gara për pasuesin e tij.
Pas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, emra të njohur të institucionit blu kanë dorëzuar kandidaturat e tyre me aplikime, për të qenë në krye të Policisë së Shtetit.
Dhe mësohen 8 emrat e parë që do kandidojnë, të cilët më parë kanë mbajtur poste të larta si drejtor policie në qarqe, apo edhe në sektorë të rëndësishëm në qendër.
Mes tyre bien në sy Tonin Vocaj, që ka drejtuar Tiranën dhe ka qenë nëndrejtor i përgjithshëm, sikurse Lorenc Panganika, disa herë drejtor në qarqe, Idajet Faskaj, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, Pëllumb Seferi, kryepolici aktual i Fierit, Skënder Hitaj.
Po kështu edhe kreu i bluve të Durrësit, Afrim Tafa, kryepolici aktual i Vlorës, Elidon Çela dhe ish-kryepolici i Vlorës, Gentian Shehaj.
Emrat që kanë garuar deri tani:
-Lorenc Panganika
-Gentian Shehaj
-Afrim Tafa
-Idajet Faskaj
-Pëllumb Seferi
-Elidon Çela
-Skënder Hitaj
-Tonin Vocaj
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128