Chelsea nën presion, Enzo Fernandez mund të marrë vendimin e madh për largim
Situata e Chelsea po shqetëson mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez, i cili duket se nuk është i kënaqur me disa vendime të klubit dhe performancën aktuale të skuadrës. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, lojtari ka shprehur gatishmërinë për të konsideruar një largim nëse Chelsea nuk do të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.
Fernandez nuk ka qenë i kënaqur me largimin e trajnerit të mëparshëm, Enzo Maresca, dhe paqëndrueshmëria e skuadrës gjatë kampionatit ka shtuar shqetësimet e tij. Aktualisht, Chelsea zë vendin e pestë në Premier League me 48 pikë, tre më pak se Aston Villa në vendin e katërt, duke lënë shanset për Champions ende të hapura me 9 ndeshje deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, angazhimet e shumta të klubit në Ligën e Kampioneve dhe FA Cup po krijojnë një ngarkesë fizike për skuadrën, që kërkon menaxhim të kujdesshëm nga trajneri Liam Rosenior.
Sipas raportimeve, gjigantët evropianë si Reali i Madridit dhe Paris Saint-Germain janë në dijeni të situatës dhe po monitorojnë çdo lëvizje të Fernandez. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, thuhet se ka një raport të mirë me argjentinasin dhe mund ta shohë atë si një përforcim të ardhshëm për ekipin e tij.
Nëse Chelsea dështon të arrijë objektivin e Champions League, largimi i Fernandez mund të bëhet një nga temat kryesore të merkatos së verës.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128