Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet e tmerrshme! Thuhet se janë marrë nga hakerat e Ramës, kjo gjë kërkon hetim të fortë

Pas publikimit të videove intime të disa artistëve në rrjet, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke ngritur akuza dhe dyshime për mënyrën se si ato materiale janë siguruar dhe publikuar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se publikimi i tyre synon të tërheqë vëmendjen nga skandale të tjera politike dhe kërkoi hetim për mundësinë që videot të jenë siguruar përmes hakerimit.
NJOFTIM PËR MEDIA
Donika Ndoj: Doktor, në kulmin e skandaleve për korrupsion të qeverisë, dhe kur priten materiale edhe më komprometuese që pritet të dalin sipas asaj që ka deklaruar ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, shqiptarëve iu serviren video me përmbajtje erotike të disa artistëve. Kush fshihet pas publikimit të tyre në dijeninë tuaj, dhe a po hidhen në treg për të mbuluar ndonjë aferë më të madhe ku mund të jetë drejtpërdrejt i përfshirë vetë kryeministri?
Sali Berisha: Absolutisht ato i servir në treg Edi Rama për të zhurmuar skandalet e tmerrshme të tradhtisë më banale, më të turpshme, të shefes së shërbimit, një bashkëpunëtore e shpifur e organizatave më kriminale, karteleve më të fuqishme të drogës, me Ergys Agasin.
Ato bëhen për të zhurmuar amoralitetin e kësaj qeverie në të gjitha aspektet.
Ato bëhen për të zhurmuar lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës, vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove nga ai, skandalet e vëllait të tij, të ministrave të tij.
Nuk kanë asnjë qëllim tjetër!
Për të mos thënë tjetrën, po kjo do hetim. Thuhet që ai prej kohësh është marrë. Thashë kërkon hetim, me hakerimin dhe gjetjen e këtyre lloj videove, se mund t'i duheshin një ditë.
Unë bëj thirrje të bëhet një hetim i fortë edhe për këtë mundësi, se hakerat kryesorë në Shqipëri, janë hakerat e Edi Ramës.
Po ndodh...
The gesture that revealed the pettiness of a banal prime minister
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
