
Bisedë telefonike midis Mitsotakis dhe Netanyahut, kryeministri grek: Nevojë urgjente të ulen tensionet në Lindjen e Mesme

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu në kuadër të tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme.
Gjatë bisedës, Mitsotakis theksoi nevojën urgjente për de-përshkallëzimin e situatës, duke paralajmëruar se rajoni nuk ka nevojë për hapjen e fronteve të reja lufte.
Sipas mediave greke, ai gjithashtu shprehu shqetësimin për zhvillimet rreth Iranit, duke theksuar se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, por zgjidhja duhet të vijë përmes rrugës diplomatike.
Kryeministri grek theksoi fuqishëm nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, si dhe për lirimin e pengjeve dhe sigurimin e një fluksi të pandërprerë të ndihmës humanitare për popullsinë civile.
-
-
Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur
14 Qershor, 22:05

ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128