Masakra në Bondi Beach, autori i dyshuar ka dalë nga koma
2025-12-16 11:11:42 / BOTA

I dyshuari për sulmin e përgjakshëm në Bondi Beach, Naveed Akram, ka dalë nga koma, siç raportojnë disa media australiane.
Momentalisht ai ndodhet i shtruar në spital që prej së dielës, pasi pësoi plagë kritike gjatë përplasjes me policinë.
Autoritetet e policisë në New South Wales kanë bërë të ditur se Akram pritet të përballet me akuza të rënda penale për masakrën, ku humbën jetën 15 persona.
Sipas policisë, ai duhet të jetë në gjendje të vetëdijshme përpara se të ngrihen zyrtarisht akuzat ndaj tij.
Sulmi në Bondi Beach ka tronditur opinionin publik në Australi dhe ka rikthyer debatin mbi sigurinë dhe reagimin e autoriteteve ndaj ngjarjeve të tilla.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

