NATO meets over Trump threat/ Is the US withdrawing from European security? Rutte: Expected, America is pivoting towards Asia

2026-05-21 12:53:02 / BOTA ALFA PRESS

NATO meets over Trump threat/ Is the US withdrawing from European security?

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Suedi për një samit dyditor, në një moment të ndjeshëm për aleancën më të madhe ushtarake të botës.

Në fokus të diskutimeve është vendimi i administratës së Donald Trump për të reduktuar gradualisht angazhimin e Shtetet e Bashkuara në sigurinë europiane, duke ngritur pikëpyetje mbi garancitë e SHBA-së në rast konflikti. Ministrat pritet të shqyrtojnë gjithashtu mënyrat për rritjen e prodhimit të mbrojtjes brenda aleancës, në një kohë kur lufta me Iran po konsumon rezervat e armëve të avancuara të prodhuara nga SHBA-ja.

Sipas burimeve brenda aleancës, detajet e planit amerikan do të publikohen të premten, por tashmë është konfirmuar se ai “ndryshon kontributin e SHBA-së në NATO në rast krize ose konflikti”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të minimizonte shqetësimet lidhur me këtë zhvillim, duke theksuar se administrata Trump kishte paralajmëruar prej kohësh një zhvendosje të fokusit strategjik drejt Azisë, në kuadër të politikës “Amerika e Para”.

Kjo ishte e pritshme. E dimë që do të ketë ndryshime dhe se SHBA-të po orientohen më shumë drejt Azisë, por kjo do të ndodhë gradualisht dhe në mënyrë të koordinuar”, shprehet Rutte.

Ai shtoi se, pavarësisht ndryshimeve, SHBA-ja do të mbetet e angazhuar në sigurinë e Europës. Debati vjen pak javë pasi Trump njoftoi tërheqjen e 5 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermani, në vazhdën e tensioneve me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

 

Happening now...