Lazarati në izolim prej muajsh, banorët akuzojnë Bashkinë Gjirokastër për braktisje dhe mungesë investimesh

Bashkia Gjirokastër braktis fshatin Lazarat: prej 12 vitesh zero investime. Banorët shprehen se diskriminohen për shkak të bindjeve politike, ndërsa prej më shumë se 6 muajsh një lagje e fshatit vazhdon të jetë e izoluar.
Situata në fshatin Lazarat është skandaloze. Rrugët hyrëse të fshatit janë të amortizuara, ndërsa rrugët e lagjeve janë totalisht të degraduara.
Rruga dytësore hyrëse e fshatit Lazarat, në vendin e quajtur “Përroi i Spilos”, prej më shumë se 6 muajsh vazhdon të mbetet e bllokuar. Banorët detyrohen të kalojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën e tyre.
Rrugët brenda fshatit jo vetëm që janë lënë prej vitesh pa mirëmbajtje, por tashmë janë bllokuar edhe nga rrëshqitjet e dheut dhe inertet, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur.
Ndërkohë, Bashkia Gjirokastër nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndërhyrë.
Kjo neglizhencë është e pajustifikueshme, sidomos kur Bashkia Gjirokastër përfiton çdo vit tendera me vlerë rreth 121 milionë lekë për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale. Megjithatë, në terren nuk shihet asnjë investim dhe askush nuk jep llogari se ku përfundojnë këto para publike.
Bashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, akuzohet nga banorët se po diskriminon dhe braktis hapur fshatin Lazarat, duke e lënë komunitetin të përballet i vetëm me izolimin dhe rrezikun e përditshëm.
Happening now...
Molotov cocktail on Saturday, shopping on Thursday!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128