Denis Matoshi ekstradohet në Belgjikë: “Bosi” i Kompanisë “Bello“ përfundon në burg

2026-10-01 18:39:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Denis Matoshi ekstradohet në Belgjikë: “Bosi” i

Sam Reyntjens, Jarit Taelman

Bosi shqiptar i drogës, Denis Matoshi (37 vjeç), ndodhet në një burg belg. Këtë e konfirmoi ministrja e Drejtësisë, Annelies Verlinden (CD&V).

Matoshi, i njohur me pseudonimin “Shqiptari i Gjatë”, është një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Kompania Bello dhe tashmë është dënuar në Antwerp me 10 vjet burg.

“Ekstradimi i Denis Matoshit është i afërt”, deklaroi prokuroria të enjten e kaluar gjatë një seance gjyqësore në Antwerp. Në Pallatin e Fluturës (Vlinderpaleis) u shqyrtua të enjten një çështje për pastrim parash, në të cilën Matoshi ishte një nga të pandehurit.

Vetë Denis Matoshi, i njohur më mirë me pseudonimin “Alduth” ose “Shqiptari i Gjatë”, nuk u paraqit në gjyq. Ai e kishte lënë Antwerp-in vite më parë dhe ishte zhvendosur në Dubai. Megjithatë, ish-drejtuesi i organizatës kriminale shqiptare Kompania Bello ndodhet prej dy vitesh në burg atje, pasi u arrestua me kërkesë të autoriteteve belge.

Matoshi u dënua këtë vit në Antwerp me dhjetë vjet burg dhe me një gjobë prej 80.000 eurosh, si porositës i transportit të drogës në çështjen e madhe “Yaramis”. Gjithashtu, një përfitim pasuror kriminal në vlerën 7,5 milionë euro, që i atribuohet atij, u konfiskua.

Kur klani Yaramis, për shkak të konflikteve të brendshme dhe hetimit gjyqësor, humbi pozitën e tij në portin e Antwerp-it, Matoshi filloi të bashkëpunonte me partnerët e tij të rinj, Omar Govers dhe Najim E.M. Me ta, ai dyshohet se bashkëpunoi për një periudhë të gjatë për të nxjerrë ngarkesa kokaine nga kalatat 1700 dhe 1742.

Pikërisht në një dosje që lidhet me Omar Govers, prokuroria e Antwerp-it kishte kërkuar ekstradimin e tij. Nga mesazhet e Sky ECC dyshohet se ka rezultuar se bashkëpunëtorët e Goversit, gjatë viteve 2020 dhe 2021, kanë kryer edhe dy transporte parash për Matoshin, në vlerën totale prej 1,75 milionë eurosh. Pjesa e çështjes që lidhet me Matoshin u nda nga procedura kryesore dhe do të shqyrtohet më vonë.

Me kërkesë të prokurorisë, pra, që pas ekstradimit ai të mund të marrë pjesë personalisht në procesin gjyqësor. Denis Matoshi u hip në një avion të mërkurën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa orë më vonë mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek-ut. Prej aty, ai u dërgua menjëherë në një burg belg.

Ministrja e Drejtësisë, Annelies Verlinden, e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale. “Së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe tregojmë se nuk ka porte të sigurta për kriminelët e drogës”, deklaroi Verlinden. Kabineti i saj nuk dëshiron të japë informacione të mëtejshme lidhur me dosjen individuale të Matoshit./Përktheu Alfapress.al, marrë nga nieuwsblad.de

Po ndodh...

ide