Droni hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, rrëzohet nga avionët e NATO-s

Një incident i ri ajror ka ndodhur gjatë natës në Lituani, ku një dron që kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në hapësirën ajrore të vendit është rrëzuar nga avionë luftarakë të NATO-s. Lajmin e bëri të ditur presidenti lituanez, Gitanas Nausėda, i cili tha se reagimi i aleatëve ishte i menjëhershëm. Përmes një postimi në rrjetin social X, ai konfirmoi se droni u neutralizua pak pasi u zbulua në hapësirën ajrore të Lituanisë.
Megjithatë, autoritetet lituaneze nuk kanë bërë të ditur se nga cili shtet ishte nisur droni dhe as nëse ai ishte i lidhur drejtpërdrejt me ndonjë operacion ushtarak. Nausėda e vendosi ngjarjen në kontekstin e situatës së tensionuar të sigurisë në rajon, në një kohë kur lufta e Rusisë kundër Ukrainës vijon të rrisë shqetësimet për sigurinë e vendeve në krahun lindor të NATO-s.
Presidenti lituanez theksoi se prania dhe gatishmëria e aleatëve janë thelbësore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit, duke nënvizuar se Lituania do të vazhdojë të mbështetet te bashkëpunimi me NATO-n.
Në reagimin e tij, edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, falënderoi aleatët për mbështetjen dhe angazhimin në mbrojtjen e hapësirës ajrore. “NATO mbetet vigjilente, e angazhuar dhe e gatshme”, deklaroi Budrys, duke përcjellë mesazhin se aleanca është në gatishmëri përballë çdo kërcënimi të mundshëm në rajon.
Po ndodh...
Basha, Berisha and a meeting with parents in the USA!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128