E rëndë në Itali, 46-vjeçarja gjendet e pajetë para spitalit, dyshohet se u rrah për vdekje nga partneri shqiptar

2026-08-16 13:41:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Itali, 46-vjeçarja gjendet e pajetë para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trebisacce, në provincën e Kozencës, Itali, ku një 46-vjeçare italiane është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë spitalit të qytetit.

Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Sipas mediave italiane, ajo dyshohet se ishte dhunuar rëndë nga partneri i saj, 42-vjeçari shqiptar.

Gruaja kishte pësuar plagë të rënda dhe pavarësisht se mori menjëherë ndihmë mjekësore, nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve.

42-vjeçari shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij.

Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat kryesore është se gruaja është rrahur brutalisht dhe më pas është lënë pranë spitalit.

Ndërkohë, Bashkia e Trebisacce ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, duke shprehur solidaritet të veçantë me fëmijët e saj dhe duke kërkuar që autoritetet të zbardhin sa më shpejt të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Po ndodh...