Nga

2024-11-14 14:37:30 / EDITORIAL NGA POLI HOXHA

Nga

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si President i SHBA, edhe pse pa ndonjë indicie reale, ka ngjallur shpresa të mëdha mes klasës politike të korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Enturazhi i Vuçiç në Beograd, i Dodik në Bosnje-Hercegovinë dhe të Berishës dhe Ramës në Tiranë veçanërisht kanë hapur shampanjën dhe po festojnë.

Për sa i përket Shqipërisë halli është ai i hesapeve të hapura që si Rama edhe Berisha me kompani, kanë me drejtësinë e re si drejtues kryesorë të vendit më të korruptuar në rajon dhe në Europë gjatë këtyre 34 viteve pluralizëm. I pari që nga nga viti 1998 ministër kulture, pastaj 3 mandate kryebashkiak i Tiranës dhe për 12 vite kryeministër i vendit. Edhe Berisha ka ushtruar pushtetin e tij të madh dy herë president dhe dy mandate si kryeministër.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Lartë dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO), u krijuan pas Kushtetutës së re më 2016 në administratën e fundit Obama, (Ambasadori Donald Lu), si dhe u formëzuan dhe u forcuan nën administratën e parë të presidentit Trump me të dërguarën e tij, Yuri Kim. Të dyja administratat e kanë shpallur prioritet, luftën kundër elitave të korruptuara në çdo vend aleat në botë dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimorë. Madje aktualisht, SHBA, njësoj siç ka patur terroruzmin islamik, luftën kundër korrupsionin në zonat ku ka intresa gjeo-politike, e ka ka Strategji Kombëtare.

Tani këtu në Tiranë të gjithë të korruptuarit, "rozë e blu", kanë nisur një fushatë, (Duke fyer në rradhë të parë presidentin Trump, administratën e tij dhe SHBA), sikur shumë shpejt jo vetëm do të hiqen nongrata shqiptare, (Sali Berisha, Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Tom Doshi, Aqif Rakipi), të cilat motivacion kryesorë korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar, por edhe se do rishikohet qëndrimi, ndihma dhe mbrojtja e SPAK dhe GJKKO nga ana e SHBA! Gjithkush ka të drejtë të ëndërrojë, shpresojë dhe mashtrojë ndjekësit e tij dhe veten oo të dojë, ashtu siç shumëkush në Shqipëri dhe SHBA qesh me këto përpëlitje. Por deri në pritje të një njoftimi zyrtarë nga Departamenti i Shtetit për këtë çështje, le të rikujtojmë qëndrimin e fundit të presidentit Donald Trump për korrupsionin në Ballkanin Perëndimorë.

Vetëm një ditë përpara votimit gati plebishitarë të Trump si president i SHBA për herë të dytë, (3 Nëntor 2024), Zëri i Amerikës pyeti njëkohësisht kandidatët Harris dhe Trump për prioritet e tyre ndaj Ballkanit Perëndimorë. Përgjigjet ishin gati copy paste, por le të risjellim atë të stafit të Trump i cili u zgjodh president.

Christos Marafatsos, nga fushata e ish-Presidentit Donald Trump, i tha Zërit të Amerikës se politika e jashtme e Presidentit Trump ndaj Ballkanit Perëndimor, “do të theksonte partneritetet pragmatike, të orientuara nga veprimet e përqendruara në qëndrueshmërinë, mundësitë ekonomike dhe luftimin e korrupsionit”.

Sipas Marafatsos, një Shtëpi e Bardhë e udhëhequr nga zoti Trump nuk do të nxiste thjesht deklarata të gjera mbi demokracinë, por do të nxirrte rezultate reale dhe të përgjegjshme duke punuar drejtpërdrejt me udhëheqësit lokalë dhe qytetarët në rajon.

Presidenti Trump e kupton se paqja e vërtetë vjen nga kombe të forta dhe të vetë-qëndrueshme. Administrata e tij do të përqendrohej në forcimin e ekonomisë dhe sigurisë së vendeve të Ballkanit, duke u mundësuar atyre t'i rezistojnë si korrupsionit ashtu edhe trysnisë së jashtme. Kjo nënkupton mbështetjen e marrëveshjeve strategjike ekonomike dhe masave kundër korrupsionit, jo vetëm me fjalë, por përmes partneriteteve vepruese, ndarjes së burimeve dhe trajnimeve që forcojnë institucionet vendore", tha ai në emër të Trump mes të tjerave.

Vini re: Jo vetëm që lufta kundër korrupsionit në vendet e rajinit tonë do të vazhdojë të mbështet nga Trumo, por do të jetë edhe më e fortë! Tani ashtu siç e thamë edhe më sipër, kushdo mund të thurrë ëndrra edhe ose nuk ka diell fare këto kohë, por çdo indicio që vjen nga administrata Trump tregon se shumë shpejt të korruptuarit e Tiranës, "Rozë&Blu", do ti dëgjojmë të gërthasin: Biden-Blinken o pasha, kthehuni se bëm shaka!/Alfapress.al

ideas

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128