Qepë të skuqura me vezë e erëza

2025-03-11 08:31:24 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qepë të skuqura me vezë e erëza

Përbërësit:

2 qepë të medha
3 vezë
2 lgj miell
1 tufë majdanoz
Erëza të ndryshme

Salca shoqëruese:

Majonezë
Mustardë
Kos
Vaj ulliri
Hudhër
Qepë e njomë

Përgatitja:

Presim qepët në rondele dhe i përziejmë me erëzat, vezët, miellin dhe majdanozin. Shtojmë vaj në tigan dhe i skuqim duke e kapur masën me dy lugë. E shoqërojmë me një salcë të përgatitur me pak majonezë, mustardë, kos, vaj ulliri, hudhër dhe qepë të njoma.

Happening now...