Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

2023-03-31 16:35:55 / IDE NGA KRESHNIK SPAHIU


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir

Natyrisht çdo burrë kur mbërrin në moshën 80 vjeç fillon të mendoj për familjen, fëmijët, pronat, pasurinë, bizneset, punëtorët, stafin se çdo ndodh me ato në të ardhmen.

Natyrisht ne do i uronim Sali Berishës 150 vite jetë, por edhe sikur krijuesi t’ia dhuroj ato vite biologjikisht, nuk ja mundëson dot politikisht.

Në këto kushte jeta aktive në politikë e Berishës 80- vjeçar, do jetë maksimumi edhe 5-6 vjet të tjera.

Në këto kushte Berisha me ankthet dhe makthet e pleqërisë, ka filluar të planifikoj pasardhësin e tij në Partinë Demokratike, ashtu si çdo lider politik kur i mbaron ora biologjike.

I ndodhur përballë një “zhgënjimi” me Lulëzim Bashën, Sali Berisha ka dy alternativa:

1- T’ia lërë PD djalit ose vajzës së tij, siç bëri Meta me Monikën kur delegoi LSI-në ose ….

2- T’ia dhuroj biznesin e tij, “PD”, Ilir Metës.

Varianti i parë përjashtohet sepse amerikanët dhe anglezët për këto arsye ja shpallën gjithë familjen, Non-Grata, për t’ia hequr mundësinë e trashëgimisë partisë brenda familjes tek fëmijët e tij.

Për këto shkaqe ka disa arsye të besojmë se Ilir Meta do jetë kryetar i ardhshëm i PD, pas zgjedhjeve të humbura në vitin 2025:

- sepse Sali Berisha qëllimisht po e çon drejt shkrirjes në një parti “Rithemelimin” dhe “LSI”. Lexoni 50% të listave të partisë për Bashkinë Tiranë. Kjo është faza e parë e bashkimit.

- sepse Sali Berisha s’ka asnjë alternativë emrash të tjerë me staturë lideri, pasi ka mbajtur rreth vetes vetëm personazhe mediokre, provinciale, dhe pa asnjë popullaritet. Personalitetet i eliminoi gradualisht dhe i hodhi rrugëve.

- sepse Sali Berisha s’ka asnjë partner tjetër politik më afër familjes dhe fëmijëve të tij, se Ilir Meta. Ky i fundit jeton pranë fëmijëve të tij komshi në Gjirin e Lalzit dhe është tashmë njeriu më i afërt i tyre, me hyrje-dalje ditore.

- sepse Sali Berisha është përpjekur të mbaj një urë komunikimi të tij me amerikanët dhe kjo urë e mbetur quhet Ilir Meta. Korrieri që amerikanët tek tuk i çojnë ndonjë ftesë, për 4 korrik në ambasadë.

- sepse Sali Berisha e ka të qartë se ata që janë kundërshtarë të tij anti-Berishijanë e urrejnë edhe Ilir Metën dhe nuk do afroheshin nga ky i fundit në parti kur Berisha të mos ishte….

- sepse Sali Berisha ka vite që hallet e tij i ka ndarë me Ilir Metën, në pushtet dhe opozitë.

- sepse Sali Berisha ka “qit pushkë” në 21 Janar për Ilir Metën dhe ka vrarë në bulevard për atë që e ka projektuar si pasardhësin e tij.

- sepse Sali Berisha e ka shpëtuar nga burgu me vendim të Gjykatës së Lartë Ilir Metën, për video- përgjimin e Dritan Priftit.

- sepse Sali Berisha po e josh me 50% të listave një mini-partiçkë që ka 3 deputet të Ilir Metës, vetëm që ai të ndjehet mirë.

- sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë biznese të përbashkëta dhe kanë investuar para politikisht në këtë projekt.

- sepse Berisha e ka strategji që afron bashkëpunëtorë me dosje që i ka peng prej vitesh.

Për të gjitha këto arsye Berisha sipas gjithë gjasave me 100% po firmos testamentin politik të trashëgimit të partisë, duke ja premtuar pasurinë e tij politike Ilir Metës.

Argumentet që Meta është i majtë dhe ish- kryeministër apo ish- president i socialistëve dhe ndoshta demokratët nuk do e pranojnë, unë gjykoj që nuk vlejnë për llumin e shoqërisë.

“Demokratët” janë aktualisht pjesa më pak idealiste e kombit shqiptarë, të cilët ashtu siç pranuan në krye të së djathtës një komunist si Berisha, ashtu do pranojnë në krye edhe një socialist si Ilir Meta.

Fundja s’ka asgjë të keqe. Meta kishte 3 dekada që ëndërronte të grabiste Partinë Socialiste dhe të bëhej kryetar. Përndryshe po realizon gjysmën e ëndrrës, duke u bërë kryetar i opozitës së përhershme.

Mos fajësoni Metën, por ata “demokratë” zhele që pranojnë që e djathta të shkojë dorë më dorë nga një komunist tek një spiun i sigurimit shtetit.

Paska ditur të zgjedh djem besnik në krye të partive diktatori i fundit në Shqipëri Ramiz Alia.

Këlyshët nuk e kafshojnë njëri-tjetrin!

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128