
How to catch the biggest fish!

The history of SPAK and BKH (the executive arm of SPAK) is simultaneously the history of the Albanian government’s efforts to bring them under its control. The creation of these two new institutions from the justice reform was delayed beyond any conceivable legal deadline. And while delaying their creation, the Rama government undertook a series of initiatives to create an institution similar to BKH under the name “Forca e Ligit,” which, instead of being run by an independent judiciary, was placed under the control of the Ministry of Interior.
But once the SPAK, the BKH, and the Special Court against Corruption and Organized Crime (GJKKO) became operational, it became clear that instead of supporting the work of the anti-corruption justice system, the Ministry of Interior had been working against it all along. Meanwhile, the Assembly reacted to the creation of these institutions by expanding the scope of parliamentary immunity and making it more difficult for the SPAK to investigate or arrest MPs.
From the beginning of the Justice Reform, the creation of an independent investigative institution free from political interference was promoted as a way to catch, in the words of former US Ambassador Donald Lu, “the big fish.” Indeed, SPAK has recently undertaken a serious ‘fishing’ campaign, catching not only a group of former socialist ministers, but also former president Ilir Meta and, despite great skepticism, the SP’s number two, Tirana Mayor Erion Veliaj.
The success of SPAK, not only in arresting corrupt politicians, but also in the sentences handed down by the GJKKO, has been reflected in the improvement of the Corruption Perception Index in Albania, but above all in the perception of SPAK as the most trusted public institution in the country. The success is also evident in the severity with which Prime Minister Edi Rama has begun to attack SPAK. In recent years, including the case of Meta’s arrest, Rama has described SPAK as an “independent machine gun” and has maintained the stance of “I have no comment.” Veliaj himself eloquently described this stance in April 2024:
"I'm starting from the red line of the Socialist Party and Prime Minister Rama: The issues that the new justice system opens, with anyone and anywhere, at any level of executive and administrative responsibilities, are not to be commented on in their legal aspect, but are simply to be entrusted to the justice bodies. Any individual who is involved in these issues must face justice themselves, stripped of any other type of protection, except for the legal protection of their lawyers."
However, since Veliaj's arrest, Rama has completely crossed this red line. In a recent statement to "Reporter", Rama said:
“Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar….
..[N]ë thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike”
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka lejuar mbështetësit e PS-së dhe nëpunësit bashkiakë të ngacmojnë dhe sulmojnë prokurorët dhe punonjësit e GJKKO-së, e cila deklaroi e alarmuar se “protestuesit kanë rrethuar të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ, dhe siguria e jetës dhe shëndetit të tyre është qartësisht e kërcënuar.”
Kjo ngre pyetjen pse Rama ka nisur papritur një sulm të ashpër ndaj SPAK-ut. Mund të ketë dy drejtime të mundhsme për të kërkuar përgjigjen e mundshme. I parë hamendëson se Rama mund të jetë duke e mbrojtur Veliajn sepse, si një nga aleatët e tij më të ngushtë politikë, Veliaj ka mjaft informacione që mund ta fundosin Ramën bashkë me të. Në të vërtetë, Veliaj ka bërë në të shkuarën komente që nënkuptojnë se fati i Kryeministrit është i lidhur me fatin e tij. Ky ishte rasti i deklaratës së tij publike në prill 2024 (cituar më sipër), pasi ishte zbuluar se disa drejtues të lartë të Bashkisë Tiranë ishin përfshirë në një aferë masive korruptive. Në deklaratë, Veliaj e krahasoi pafajësinë e pretenduar të tij me atë të Kryeministrit, duke aluduar për ngjashmëri të situateve të vështira ku gjendej secili:
“Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?
Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!”
Në çastin kur u bë, kjo deklaratë u interpretua gjerësisht në media si një sulm i maskuar ndaj Ramës. Dhe, nëse do të ishte i zgjuar, Veliaj mund të ketë ruajtur vërtet mjaftueshëm dokumenta për ta implikuar Ramën, duke pasur parasysh bashkëpunimin e tyre të gjatë politik. Por unë do të doja të eksploroja një linjë të dytë mendimi, konkretisht që qëndrimi agresiv i papritur i Ramës ndaj SPAK-ut nuk është i motivuar nga kush u kap, por si u kap. Sepse dosja Veliaj-Xoxa, siç e pranoi edhe Kryeministri në një bisedë të drejtpërdrejtë në Instagram, është “e çuditshme.”
Ajo është e çuditshme në kuptimin që, siç kam sugjeruar më parë, çështja duket se është ndërtuar, të paktën në fazën e saj fillestare, mbi një analizë shkencoro-penale të llogarive financiare. Në vend që të nisej nga një akt i mirëpërcaktuar kriminal, hetimi i Veliajt e mori shtysën nga një seri koincidencash: shtëpi të blera menjëherë para se të fitohej një tender; pagesa të kryera menjëherë pas marrjes së një lejeje ndërtimi; deklarata pasurie që nuk përputheshin. Ky hetim shkencoro-penale më pas gjeti prova të mjaftueshme për të justifikuar kontrollet e pronave dhe sekuestrimin e telefonave dhe dokumenteve private, të cilat siguruan provat shkresore dhe rrethanore që çuan në marrjen në pyetje dhe lëshimin e urdhër-arresteve. Me fjalë të tjera, SPAK-u ka treguar aftësinë për të ndërtuar një hetim të plotë për korrupsion dhe pastrim parash, duke filluar vetëm nga një fije e vetme: një vilë plazhi në Qerret.
Hipoteza ime është se kjo metodologji “e pazakontë” mund të ketë bërë që Ramën ta lëshojnë nervat, pasi pikërisht kjo lloj pune e detajuar hetimore ka potencialin ta zërë edhe atë në grackë. Rama ka dalë hapur kundër SPAK-ut sepse tani ka filluar ta shohë atë si një kërcënim real ndaj mbijetesës së tij politike. Ai është i shqetësuar sepse, për ta thënë me fjalët e Ambasadorit Lu, ai është “peshku më i madh”.
Bazuar në metodologjinë e ndjekur në dosjen Veliaj–Xoxa, le të përpiqemi të skicojmë konturet spekulative të një hetimi mbi burimet e pasurisë së Kryeministrit Rama – sepse ai është vërtet i pasur.
SPAK mund të fillojë hetimin nga pasuritë e paluajtshme, në veçanti nga kompleksi e Ramës në Surrel, i projektuar nga kompania belge 51N4E, e cila fitoi gjithashtu konkursin për Kullën TID dhe, së bashku me Anri Salën, konkursin për rinovimin e Sheshit Skënderbej. Ashtu si në dosjen Veliaj–Xoxa, mund të fillohet duke parë si u pagua (ose nuk u pagua) 51N4E për projektin e vilës; si i ka fituar kjo kompani konkurset e projektimit; cilët kanë qenë kontraktorët e përfshirë në të gjitha këto projekte të ndryshme. Mund të shihen, gjithashtu, cilat janë procedurat e blerjes së tokës ku është ndërtuar vila në Surrel dhe cilat janë procedurat dhe pagesat për çdo aktivitet (ri)ndërtimi të saj.
Pastaj vjen çështja e udhëtimeve. Në fillimet e hetimit të Veliajt, SPAK-u zbuloi se ai kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit me avionë çarter, i shoqëruar nga ndërtuesi i shtëpisë së tij. Gjithashtu, u zbuluan të dhëna udhëtimesh zyrtare që nuk ishin paguar me paratë publike përmes procedurave të rregullta të prokurimit. Në rastin e Ramës, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza shumë më të rënda, duke pretenduar se midis viteve 2016 dhe 2020, Rama ka bërë disa fluturime çarter jashtë vendit të paguara nga biznesmenë, përfshirë udhëtime në një “hotel detoksikifikimi”, Palace Merano, në Bolzano të Italisë. Dhe Ahmetaj sigurisht nuk është i pari që denoncon udhëtimet e shumta të Kryeministrit me avionë çarter. Kryqëzimi i këtyre udhëtimeve me deklarimet vjetore të pasurisë të kryeminsitrit dhe me koncesionet e dhëna nga qeveria e tij do të nxirrte me shumë gjasa në pah një sërë “rastësish”.
Regjistrat publikë nga vende të tjera mund të jenë gjithashtu të dobishëm, si për shembull dokumentet publike të SHBA-së që tregojnë 6,000 dollarë të shpenzuar në hotelin e Trump në Uashington DC për t’u takuar me një agjent të korruptuar të FBI-së (shih më poshtë). Si udhëtoi Rama atje? Kush pagoi për udhëtimin? Çfarë mund të ketë marrë pagatori në këmbim?
Një tjetër kënd për të nisur hetimin mund të jenë “zakonet” në veshja të Ramës, që nëse nuk janë zakone luksoze nuk ka se çfarë të jenë tjetër! Në media është folur shumë për shpenzimet e Ajola Xoxës për modën, por SPAK-u mund të japë përgjigje se si një politikan, qoftë edhe një kryeministër, mund të vishet vazhdimisht me produkte të Yohji Yamamotos dhe t’i mbeten para për të paguar ushqimet. Në të njëjtën mënyrë siç SPAK-u mund të kishte numëruar bluzat e markës Comme de Garçons Play në garderobën e Veliajt thjesht duke analizuar fotot e tij në Facebook, ashtu edhe llogaritja e kostos së koleksionit të veshjeve të Ramës mund të bëhet nga daljet mediatike të tij dhe me shumë gjasa llogaritë do të zbulojnë një sërë mospërputhjesh interesante midis të ardhurave dhe shpenzimeve të Kryeministrit.
Një nga vendim-marrjet që Veliaj si kryetar bashkie kishte kthyer në burim parash ishin lejet e ndërtimit. Ryshfetet ë kanalizuara përmes organizatave jofitimprurëse artistike dhe kompanive të Xoxës u bënë pika qendrore e hetimit të SPAK-ut. Si kreu i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), Rama vendos për leje të një shkallë shumë më të madhe: për kullat e larta dhe investimet strategjike. Nëse kujtojmë nofkën që Rama ‘fitoi” si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, “Zoti 10%” dhe shohim përmasat e korrupsionit bashkiak nën Veliajn, mund të imagjinojmë përmasat që mund të ketë marrë grabitja e mundshme në nivel kombëtar.
Dhe duke parë volumin e madh të parave të pista që rrjedhin përmes drejtorisë së lejeve në Bashkinë e Tiranës, vështirë të besohet se ka ndonjë prokuror në SPAK që do t'i konsideronte pa vlerë për t'u hetuar projektet masive të ndërtimit përgjatë bregdetit shqiptar.
Së fundmi, një pistë tjetër është përfshirja e emrit të Ramës në hetime ndaj krimit të organizuar, të cilat gjithashtu janë në juridiksionin e SPAK-ut. Emri i Ramës është shfaqur në disa hetime që bazohen në mesazhet e çkoduara nga platforma Sky ECC, një rrjet sekret komunikimi i përdorur gjerësisht në rrethet kriminale në botë deri kur ai u depërtua nga policitë europiane në vitin 2021. Kështu, për shembull, emri i Kryeministrit shfaqet në raste të ndërhyrjes në zgjedhje të organizatave të trafikut të drogës dhe në një çështje të hetuar në Belgjikë për pastrimin e parave nga trafiku i kokainës përmes ndërtimeve në Shqipëri.
Lidhur me sa më sipër, një tjetër pikënisje hetimesh do të ishte shqyrtimi i këshilltarëve të jashtëm të Ramës dhe lidhjeve që ata lehtësojnë. Për shembull, rasti i këshilltarit të jashtëm për sigurinë, gjeneralit rumun Florian Coldea, i cili është i përfshirë aktualisht në një çështje të madhe korrupsioni në vendin e tij. Po ish-këshilltari i jashtëm dhe ish-zëvendësministri i Energjisë, Dorian Duçka, i cili ndërmjetësoi me Çarls Mekgonigalin, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së i cili pasi mori 225 000 dollarë rryshfet takoi disa herë Ramën dhe nxiti hetime të paligjshme kundër opozitës shqiptare? Duçka u mor në pyetje nga SPAK në tetor 2023. Në mënyrë domethënëse, kur shpërtheu skandali rreth Coldea në mediat rumune në qershor 2024, dolën në dritë edhe foto ku Coldea dhe Duçka shfaqeshin së bashku. Për më tepër, sipas një hetimi meksikan të vitit 2022, Duçka gjithashtu ka ndërmjetësuar mes kartelit të drogës Sinaloa në Meksikë dhe Kryeministrit shqiptar.
Duke parë të gjitha këto pista të përshkruara më sipër mund të thuhet vetëm: “çfarë bollëku provash!”
Këto marrëdhënie komplekse kriminale shpesh janë të vështira për t’u zbardhur dhe kërkojnë një ekip prokurorësh dhe hetuesish profesionistë dhe të mirëpajisur. Por me dosjen Veliaj–Xoxa, SPAK-u ka dëshmuar se është në gjendje t’i zbërthejë marrëdhënie të tilla. Mjafton të tërheqësh një fije për të çthurur të gjithë lëmshin—një mesazh i vetëm në rrjete të pakoduara, një telefonatë e vetme e kapur në përgjime të tjera, një pagesë e vetme që nuk është bërë me para në dorë.
Ka një rrezik real që Rama do të përpiqet hapur ta sabotojë punën e SPAK-ut. Ai ka në dorë shumë mjete për ta bërë këtë: shumicën parlamentare që i jep mundësinë të rishkruajë ligjet apo shkurtojë buxhetet e drejtësisë, duke zvogëluar fushëveprimin dhe dhe aftësitë e SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë. Ai gjithashtu ka kontroll thuajse të plotë mbi mediat kombëtare, që i jep mundësitë të sulmojë punën e institucioneve të drejtësisë përmes një sërë kanalesh.
Në fakt, Rama e pranoi interesin për të’u marrë me SPAK-un në një transmetim në Instagram:
“[Për] Reformën në Drejtësi marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani që edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë.
…SPAK is here and has only 1 guarantee. I'm telling you. The only guarantee for the survival and progress of SPAK in the conditions of this all-out war being waged by the political swamp led by the old owl is the Socialist Party and me at its head.”
I asked the EU Delegation in Tirana for a reaction in response to Rama's threats against SPAK and they gave me the following statement:
"The special role of SPAK and its independence in investigating, prosecuting and adjudicating high-level corruption cases, free from attempts at political interference or undue pressure, is of key importance for the consolidation of the rule of law in Albania."
These are, of course, beautiful and “strong” words. But in these times, when the United States is withdrawing from many of its aid programs, it will be up to the EU alone to support one of the few real successes of the Justice Reform: the prosecutor's office and the special courts.
Unless the European Commission and its representatives in Tirana actively intervene to protect their investment in Albania’s future and the rule of law—for example, by threatening to halt membership negotiations the moment SPAK is affected—there is a real risk that Veliaj will remain the biggest “fish” they will ever catch.

Scandal erupts: Poll against SPAK intercepted!
ideas

Don't make fun of Berisha's old age, but of his dream of becoming a groom again.


We will finally vote!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128