Joan Laporta e thotë qartë: Me Realin e Madridit nuk kemi raporte, por jemi në një konflikt

2026-10-19 23:49:00 / SPORT ALFA PRESS

Joan Laporta e thotë qartë: Me Realin e Madridit nuk kemi raporte, por

Joan Laporta nuk iu erdhi shumë rrotull fjalëve teksa foli sërish për raportet me Florentino Perez dhe me Realin e Madridit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta foli në një intervistë për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’ theksoi se në këtë moment nuk ka asnjë lloj raporti mes dy klubeve.

‘Nuk ka asnjë raport, përkundrazi do të thoja që ka një konflikt-tha Laporta-Duan të devijojnë vëmendjen te çështja Negreira, por nuk ka asgjë. E kanë humbur të gjithë kredibilitetin. Besoj se kanë gabuar dhe po e paguajnë çmimin’

Më pas Laporta foli për tema të tjera që kanë të bëjnë me Barcelonën siç është situata e Lamine Yamal që mund të fitojë Topin e Artë në 26 tetor në Londër.

‘Lamine është një gjeni. Ka magjinë e të përzgjedhurve. Nuk është vetëm mënyra e tij e lojës, por edhe mentaliteti i tij-vijoi Laporta-është argëtim i pastër. Nuk mund të konceptosh të tashmen pa Lamine’

Presidenti i Barcelonës mohoi çdo mundësi të transferimit të Lamine te ndonjë klub i rëndësishëm evropian.

‘Lamine është nga La Masia dhe kjo ndihmon në një rinovim. Ndihet shumë i dashur këtu. Nuk jemi të shqetësuar. Barcelona i paguan mirë futbollistët e saj. I pëlqen këtu dhe është falenderues. Për më tepër, jashtë Barcelonës bën shumë ftohtë-shtoi Laporta.

Përsa iu përket objektivave të klubit katalanas, Laporta i ka të qarta idetë.

‘Të fitojmë sërish La Liga dhe të vazhdojmë të dominojmë futbollin spanjoll, por me sytë nga Champions League që po reziston prej shumë vitesh’-tha ai

Sipas Laportës ADN blaugrana është kyçi i sukseseve të kampionëve të Spanjës.

‘Barcelona dominon se punon me përgjegjësi dhe rigorozitet-shtoi kreu i klubit katalanas-prandaj kemi fituar 3 tituj në La Liga në 4 vjet’.

Po ndodh...