Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha reagon pas dhunës në protestat kundër qeverisë: Rinia është e ardhmja!

2026-10-19 19:43:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Jehonat e revoltës mbarëkombëtare në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë, duke marrë mbështetjen e figurave më të njohura ndërkombëtare me origjinë shqiptare.

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar publikisht në rrjetet e saj sociale, lidhur me zhvillimet me të cilat po përballet rinia në rrugët e Tiranës.

Artistja ka shpërndarë me miliona ndjekësit e saj pamje tronditëse ku dokumentohet dhuna e ushtruar nga forcat e policisë ndaj të rinjve dhe protestuesve përgjatë ditëve të përplasjes.

Image

Përbri pamjeve të dhunshme, Bebe Rexha ka përcjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për qëndresën qytetare, duke shkruar: “Rinia është e ardhmja!”

Reagimi i yllit të muzikës vjen në një moment kur presioni ndërkombëtar ndaj sjelljes së forcave të rendit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut po rritet me ritme alarmante.

Por pavarësisht reprezaljeve policore, studentët nuk janë dorëzuar, duke protestuar më shumë nga dita në ditë, edhe pse dhuna brutale e efektivëve sa vjen e shtohet mbi ta, ku nuk janë kursyer as të miturit dhe as vajzat.

Po ndodh...