Policia terrorizon klientët tek lokali i Operas, revoltohen qytetarët: A keni familje?
Përplasjet mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ndërsa ndërhyrjet e efektivëve janë zhvendosur edhe në ambientet e lokaleve pranë Operas.
Pas incidenteve të regjistruara në Rrugën e Dibrës, efektivët kanë hyrë në lokalet në qendër të kryeqytetit, ku dyshohet se ishin strehuar disa prej protestuesve që po ndiqeshin nga policia.
Sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjes policia është përballur me kundërshtimin e disa vajzave të reja, të cilat ndodheshin në ambientet e lokaleve dhe kanë reaguar ndaj veprimeve të efektivëve.
Ngjarjet zhvillohen në një mbrëmje tjetër të tensionuar, ku janë raportuar përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Ndërkohë, premtimi i kryeministrit Edi Rama për një bonus prej 2,500 eurosh për efektivët e angazhuar në vijën e parë të protestave ka nxitur reagime të forta.
Po ndodh...
The elites are silent, Rama bargains, Albanians pay!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
