Kapen 5 kg kokainë e heroinë, drejtori i Policisë së Tiranës zbardh detajet: Dy në pranga, kishte destinacion Durrësin
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për trafikimin e heroinës dhe kokainës në drejtim të Durrësit.
Detajet e operacionit janë bërë publike sot nga drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, gjatë një konference për mediat.
Sipas Torbës, dy të arrestuarit u kapën teksa udhëtonin me një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin kishin fshehur një çantë me lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth 2 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kokainë, të ndara në pako, ndërsa Droga dyshohet se kishte destinacion Durrësin.
Drejtori Torba deklaroi se operacioni është pjesë e një serie aksionesh të zhvilluara së fundmi nga strukturat e Policisë së Tiranës kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Sipas tij, vetëm një javë më parë policia kishte sekuestruar edhe 250 gramë kokainë, ndërsa gjatë dy javëve të fundit janë zhvilluar operacione të tjera për arrestimin e personave të kërkuar dhe atyre që qarkullojnë të armatosur.
“Ky operacion është në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat vendore të Policisë Tiranë për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku jo më larg se një javë më parë u kapën edhe dy shtetas me 250 gramë kokainë, si dhe gjatë dy javëve të fundit janë finalizuar disa operacione për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri dhe të atyre që qarkullojnë të armatosur, ku ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj”, tha Torba.
Në konferencë, Torba foli edhe për një tjetër rast të parandaluar nga policia, atë të një konflikti mes 28 të miturve të moshave 13 deri në 17 vjeç.
“Përfitoj nga rasti t’u drejtohem prindërve që të bashkëpunojnë me inspektorët e Policisë në zona, me Patrullat e Përgjithshme që janë në terren, për çdo rast të dyshimtë që konstatojnë te fëmijët, me qëllim ndërhyrjen në kohë për të parandaluar ngjarje me rrezik për jetën”, tha drejtori i Policisë Tiranë.
LEXO EDHE
Sekuestrohen 5.2 kg kokainë e heroinë në Tiranë, arrestohen 2 persona! (EMRAT)
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128