Serbia dhe Rusia shtojnë propagandën për Kosovën, ekspertët: Synimi është kontrolli mbi komunitetin serb
Në mediat serbe dhe ato ruse vazhdon të propagandohet për situatën në Kosovë. Zëdhënsja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ditë më parë ka pretenduar se serbët që jetojnë në Kosovë po frikësohen, torturohen e largohen nga shtëpitë e tyre.
Por, përballë këtyre deklaratave, një vëzhgim në terren tregon se komuniteti serb vazhdon aktivitetet e përditshme, përfshirë punën, shkollimin dhe bizneset sikurse çdo komunitet tjetër.
Njohës të sigurisë thonë se përmes narrativave të tilla serbo-ruse po synohet që të frikësohen serbët e Kosovës, në mënyrë që pastaj të njëjtit të përdoren për tensionim të situatës. Ekspertët ngrejnë shqetësime se Serbia dhe Rusia po synojnë destabilizimin e situatës në Kosovë.
"Propaganda agresive e Serbisë kundër Kosovës ka për qëllim mobilizimin e brendshëm, duke përdorur narrativa nxitëse dhe duke synuar ruajtjen e kontrollit mbi komunitetin serb", tha Arben Fetoshi, drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
"Serbia i jep zjarr çdo rasti që ka të bëjë me Policinë e Kosovës dhe përpiqet që, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ta prezantojë Policinë e Kosovës, si të themi, si trup kundër serbëve. Kjo është e pasaktë dhe bëhet me qëllime të këqija", tha Dorajet Imeri, politolog.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128