“Na numërojnë përditë sa jemi”, aktori i njohur në protestë: Do të ikin me brekë nëpër këmbë
Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestës qytetare kundër qeverisë.
Ai ka përcjellë një mesazh të fortë për protestuesit, duke mbështetur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Malkaj tha se numërimi i vazhdueshëm i protestuesve nga qeveria tregon, sipas tij, frikën që ka shkaktuar protesta.
“Ajo që mua më gëzon shumë është se këta në udhëheqjen e këtij idiotit këtu, na numërojnë ditë për ditë sa jemi. Kaq frikë kanë e kaq llahtarë kanë saqë thonë: ‘Bu, janë shtuar edhe dy veta’. E kanë tmerr, tmerr”, u shpreh aktori.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos e shtyjnë pjesëmarrjen në protestë dhe të reagojnë sa herë të kenë mundësi.
“Jam gjithmonë me juve. Nuk bëhen gjërat me sikur. E mos e lëmë nesër, ta lëmë pasnesër, jo. Kush ka kohë për të ardhur, duhet të vijë”, tha Malkaj.
Aktori tregoi se, pavarësisht angazhimeve të tij profesionale, përpiqet të jetë pjesë e protestave.
“Unë kam qenë nëpër punë dhe jam në një punë të rëndë që s’më lejon, por sa gjej një hapësirë, unë vij me vrap këtu”, deklaroi ai.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128