From the concept of nation to civilization, and finally to political doctrine: The three choices of the Albanian right

2026-08-22 13:16:00 / IDE NGA SIDI HASANAJ
From the concept of nation to civilization, and finally to political doctrine:

By Sidi Hasanaj

We must be aware that Albania is entering one of those historical moments, where politics can no longer be reduced to the question of who will win the next elections, but more importantly, what kind of Albania will we build after this political cycle and in which civilizational model will we choose to live?

What is happening within the country and what is happening around us make this a decisive moment for the direction of Albania.

Internal crisis

Internally, we are witnessing the consummation of a long transition cycle for the entire political class. The Democratic Party has gone through conflicts, divisions, fragmentation and internal clashes, while personal interests, bargaining and petty scores have often replaced the debate on what the country's main opposition should be.

Meanwhile, Edi Rama's Socialist Party has achieved unprecedented political dominance and entered its fourth term, concentrating power towards what could be called a quasi-autocracy, at a time when Albania is advancing towards membership in the European Union.

But the facade of this dominance has been hit hard. The SPAK crackdowns, the imprisonment of Erion Veliaj, the investigations of important government figures linked to major corruption scandals such as Belinda Balluku, and the outbreak of the "Flamingo Revolucion" protests, have created a situation where the Albanian political system seems to have entered a new phase of collapse, and it is only a matter of time before it is toppled from its pedestal of power.

But this is not simply a government crisis, nor even just a systemic crisis. It is a crisis that simultaneously affects the economic model, the institutional model, the political culture, the relationship with religion, and Albania's orientation in the new world that is being formed, a world with two main poles: East and West.

The protests and the simultaneous consumption of the political models of the SP and the DP have created an unprecedented political vacuum. We all discuss who will be the new government, who will be the prime minister, who will take power, but in a dry, barren political terrain, with figures consumed by losses, with an inability to articulate and see, or worse yet, with populist charlatans waiting to fill the void.

In my opinion, this political vacuum is dangerous if it is filled only with people who come after those who leave, as a force of inertia, because there are no other players on the field.

I don't care who will defeat Edi Rama... he will be brought down by himself: His scandals of extortion of national assets, the citizenry that abhors his model, his Anatolian relationship with institutions, with justice, with the administration, his entirety as a typical Balkan despotic politician.

Por ajo që më mundon është çfarë modeli do të vijë pas Edi Ramës. Ose më saktë, çfarë modeli do të zgjedhim ne pas Ramës.

Shqipërisë nuk i duhet thjesht një parti anti-socialiste

Shqipërisë nuk i duhet thjesht një parti që të rrëzojë socialistët në zgjedhje. Madje as thjesht një PD e pastruar nga skeletet në dollap të së kaluarës. As një parti e re që ndryshon emrin, fytyrat dhe sloganet, por jo mënyrën se si mendon politikën.

Shqipërisë i duhet një parti e djathtë me një doktrinë të plotë.

Jo domosdoshmërisht e re në kuptimin kalendarik të krijimit. PD-ja mbetet, në optikën time, subjekti me potencialin më të madh për ta marrë këtë rol, nëse arrin të evoluojë. Por duhet të bëhet diçka tjetër nga çfarë është sot, dhe diçka tjetër edhe nga çfarë artikulon e aspiron se dëshiron të bëhet diçka krejt tjetër…Duhet të ketë një koncept tjetër për Kombin, Shtetin, Individin dhe vendin e Shqipërisë në botë.

Kjo është teza ime që dua ta elaboroj në këtë shkrim, e formuluar sa më radikalisht: 

Shqipërisë i duhet një parti që të funksionojë si një "komb i vogël" brenda shtetit. Jo në kuptimin territorial dhe as në kuptimin se pretendon të përfaqësojë gjithë kombin. Por në kuptimin e një komuniteti politik të bashkuar nga një ide e përbashkët mbi mënyrën se si duhet të jetojë shoqëria.

Një parti e tillë nuk do të ishte thjesht makineri elektorale, do të ishte një komunitet doktrinar. Dhe për ta kuptuar këtë, duhet të ndalem pak te vetë koncepti i identitetit.

Kombi nuk është e vetmja "kuti" e identitetit

A janë kombet bashkësi natyrore, apo janë konstruksione njerëzore që me kalimin e kohës bëhen realitete të fuqishme?

Në gjykimin tim, kombi është një konstruksion social i një projekti historik e politik. Por kjo nuk do të thotë aspak se është i rremë.

Imagjinar në origjinë, por real në pasojat e tij.

Në gjykimin tim, kombi është një konstruksion social i një projekti thellësisht politik, por me këtë nuk dua të them aspak se është i rremë. Imagjinar, por real: ky është paradoksi. 

Ai ndërtohet mbi materiale reale: Gjuhë, histori, kujtesë, kulturë, territor, mite themeluese, përvoja të përbashkëta dhe institucione. Me dekada shkollimi, kulturë dhe histori të përbashkët, një projekt politik si kombi arrin të shndërrohet në një realitet të fuqishëm psikologjik e kulturor.

Shteti, nga ana tjetër, është një entitet juridik-politik: territor, institucione, ligje dhe sovranitet.

Por këtu qëndron gabimi i madh i politikës sonë. Ne sillemi sikur kombi dhe shteti janë të vetmet kuti në të cilat mund të mendojmë politikën.

Nuk janë!

Identiteti njerëzor është shumë më kompleks.

Një njeri mund të jetë njëkohësisht individ, pjesëtar i një familjeje, nga një qytet apo krahinë, shqiptar, mysliman ose katolik/ortodoks, bektashi ose madje edhe ateist… mund të jetë konservator ose liberal , europian, perëndimor dhe, përtej të gjitha këtyre, thjesht njeri.

Këto identitete nuk konkurrojnë domosdoshmërisht me njëri-tjetrin. Ato mbivendosen. 

Një shqiptar mund të jetë njëkohësisht shqiptar në kombësi, mysliman në fe, konservator në bindje politike dhe perëndimor në identitet qytetërues.

Nuk ka asnjë kontradiktë këtu.

Përkundrazi, problemi fillon kur njëri prej këtyre identiteteve, pretendon të jetë e gjithë qenia e njeriut.

Kombi na tregon nga vijmë. Identiteti politik tregon çfarë zgjedhim!

Një shqiptar nga Konispoli dhe një shqiptar nga Vermoshi janë pjesë e të njëjtit komb. Por kjo nuk do të thotë se kanë domosdoshmërisht të njëjtën mënyrë jetese, të njëjtën marrëdhënie me fenë, të njëjtin botëkuptim apo të njëjtin vizion politik.

Ky është thelbi që opozita e re duhet ta përqafojë: Identiteti politik mund të kalojë kufijtë kombëtarë shumë më lehtë se identiteti kombëtar. 

Një konservator shqiptar mund të ketë më shumë afërsi politike me një konservator amerikan, sesa me një socialist shqiptar. Një liberal shqiptar mund të ketë më shumë të përbashkëta me një liberal gjerman sesa me një shqiptar që beson te autoritarizmi.

Mbi këtë botëkuptim të ri, opozita duhet të jetë në kontrast të madh me PS-në. Dhe për ta bërë këtë kontrast, ka një pyetje që ajo duhet t'ia bëjë vetes: A është “kombi” niveli optimal i identitetit politik, apo është thjesht një nga shtresat e identitetit tonë?

Unë besoj se është kjo e dyta. 

Dhe këtu duhet të rindërtohet e djathta shqiptare, përtej kombit, por drejt vlerave politike dhe individuale të qytetërimit perëndimor: Shtet i limituar, individ me liri të mëdha!

Dhe kjo nuk është një tezë që unë dua të shkruaj kundër kombit, e kundërta. Kombi duhet të jetë rrënja, por nuk duhet të jetë tavani.

Një parti shqiptare nuk ka pse ta ndërtojë doktrinën e saj vetëm mbi "shqiptarinë". Ajo mund të jetë shqiptare në mision, por perëndimore në doktrinë. 

Kjo është oferta e re që i nevojitet shoqërisë shqiptare: Një parti me bosht ideologjik vetë qytetërimin perëndimor, sistemin liberal perëndimor. 

Dhe kjo është shumë më e thellë se populizmi vulgar i partive që thonë "jemi pro-Europës" ose bëjnë një garë të shëmtuar se kush lufton më shumë për anëtarësimin e vendit në BE. Duhet një qasje më moderne, më e thellë.

Nga kombi te qytetërimi që duam t'i përkasim

Historia njerëzore ka kaluar nëpër forma të ndryshme organizimi: Nga shpellat në tribu, nga familja e fisi te komuniteti, qyteti, mbretëria dhe më pas shteti-komb. Shteti-komb është një nga format më të fuqishme të organizimit politik të epokës moderne, por kjo nuk do të thotë se është domosdoshmërisht niveli i fundit i identitetit politik.

Opozita ka nevojë të kuptojë që sot bota, po evoluon në diçka tjetër: Identitete dhe aleanca që shtrihen përtej kufijve kombëtarë, të ndërtuara mbi vlera, institucione, interesa dhe modele të përbashkëta politike. 

Bota po bëhet gjithnjë e më e qartë në një pikë: Kristalizimi i dy qytetërimeve, Perëndimit dhe Lindjes — jo në kuptim gjeografik.

Kjo nuk do të thotë se shtetet po zhduken, kurrësesi se kombet po zhduken. Do të thotë se mbi shtetin dhe përtej kombit po merr rëndësi një nivel tjetër: Qytetërimi ose Civilizimi.

Kombi na tregon nga kemi ardhur, dhe shteti na tregon si jemi organizuar. Por është qytetërimi që na pyet se çfarë duam të bëhemi si individë të lirë dhe si shoqëri.

Dhe këtu qëndron zgjedhja që duhet të ndërmarrë Shqipëria, dhe alternativa e re që e djathta shqiptare duhet t'ia ofrojë asaj.

Kur them "Perëndimi", nuk i referohem vetëm hartës. Perëndimi është një familje politike, institucionale dhe kulturore. 

SHBA-ja, Europa, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Australia dhe demokraci të tjera perëndimore janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por ndajnë një bërthamë parimesh: Shtetin ligjor, por të tepër të limituar, ndarjen e pushteteve, pronën private, ekonominë e tregut, demokracinë, pluralizmin, lirinë individuale, shkencën, sipërmarrjen dhe lirinë fetare por me një identitet të qartë, jo kaosin e globalizimit.

Prandaj një parti shqiptare, një opozitë e re, mund të jetë njëkohësisht edhe shqiptare edhe thellësisht perëndimore. Madje kjo duhet të jetë pikërisht zgjedhja e sa, e të djathtës Shqiptare post proteste.

Sot nuk jetojmë në një botë ku të gjitha modelet politike po konvergojnë drejt të njëjtit sistem. Përkundrazi, jemi në atë që mund të quhet "lufta e tretë botërore" …një luftë mes qytetërimesh. 

Po shohim një konkurim gjithnjë e më të ashpër midis demokracive perëndimore dhe një grupi fuqish autoritare, revizioniste dhe projektesh politike që, në forma të ndryshme, sfidojnë rendin perëndimor.

Këto shtete mbase nuk përbëjnë një bllok homogjen në formën e tyre, por janë pothuajse monolite në aleancën e tyre kundër Amerikës dhe Perëndimit. Shqipëria, sado e vogël, duhet të pozicionohet qartë, sepse Perëndimi ka përballë një botë lindore mjaft të egër dhe agresive ndaj tij.

Rusia ka projektin e saj revizionist dhe territorial, për të rikthyer kufijtë e Bashkimit Sovjetik. Kina ka një model komunist autoritar dhe një rivalitet sistemik me Perëndimin, veçanërisht me Amerikën. Irani përfaqëson një model teokratik ku ekstremizmi islamik ndërthuret me autokracinë. Islamizmi politik përbën një sfidë tjetër ndaj modelit liberal-perëndimor, me shtetet të Gjirit që financojnë, ideologjikisht dhe ekonomikisht, çdo luftë hibride ndaj Perëndimit. 

Turqia e Erdoganit është një rast më kompleks: Pjesë e NATO-s, por njëkohësisht me një politikë të jashtme identitare ku trashëgimia osmane dhe islami politik kanë marrë rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Turqia po investon fort në Shqipëri dhe po tenton, me një farë suksesi, të instrumentalizojë lidhjen fetare të besimtarëve në një narrativë antiperëndimore. Këto duhen thëmë, me kurajo intelektuale por duhen thënë se si Islami Politik i sponsorizuar nga Turqia Erdoganiste po prezantohet zhurmshëm në Protestën e Qytetarëve Shqiptarë, në mediat shqiptare dhe pdo hapësirë publike!

Kjo nuk është një botë e ndarë në dy kuti perfekte, por është një botë ku zgjedhja e modelit politik dhe qytetërues po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. 

Shqipëria nuk mund të jetë indiferente ndaj saj, dhe pararoja e kësaj zgjedhjeje duhet të jetë e djathta shqiptare.

Tre zgjedhjet që duhet të ofrojë e djathta shqiptare

Pikërisht këtu, sipas meje, duhet të fillojë doktrina e së djathtës së re shqiptare. Jo një slogan, jo programi i radhës me qindra faqe pa substancë, por tre zgjedhje themelore që në fund kanë një përfundim të përbashkët: qytetërimin perëndimor.

1. Zgjedhja ekonomike: Tregu përballë klientelizmit

Problemi i Shqipërisë nuk është vetëm korrupsioni madje korrupsioni është më pak problem se vetë modeli i krijimit të pasurisë që vendi ka ndjekur prej dekadash. 

Paketa e Maleve dhe statusi i Investitorit Strategjik janë modus operandi i Edi Ramës: tokën e vendit e përdor për një grup të limituar klientësh, "vezirët" e rinj të oborrit të tij, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë duhet të punësohet te ta, ose të emigrojë.

Kur qeveria vendos se kujt i jepet toka, kujt i jepet leja, kujt i jepet koncesioni dhe kush shpallet "investitor strategjik", krijohet një sistem i falimentuar ekonomikisht dhe rezultati është Shqipëria si vendi më i varfër në Europë, me disa oligarkë tepër të pasur të Sulltan Edi Ramës. 

Kjo është e kundërta e asaj që duhet të jetë një e djathtë moderne: shteti nuk duhet të krijojë "vezirë" të rinj apo oligarkë, por rregullat që u japin qytetarëve mundësinë të pasurohen vetë siç ndodh në vendet perëndimore ku aq shumë shqiptarë emigrojnë dhe përparojnë. 

Prona, (jo si te paketa e maleve), konkurrenca (jo si te ligji për investitorët strategjikë), merita, inovacioni dhe siguria juridike; këto janë shtyllat e një ekonomie që krijon pasuri nga poshtë-lart, jo nga pushteti drejt klientëve të tij. 

Një e djathtë e re nuk duhet të premtojë thjesht "luftë kundër korrupsionit", por duhet të ndryshojë vetë arkitekturën që e bën klientelizmin ekonomik të mundur.

2. Zgjedhja institucionale: ndarja e pushteteve përballë pushtetit të përqendruar

Këtu duhet të jemi të drejtë me historinë. Berisha nuk është Rama, dhe Rama nuk është Berisha. Berisha është pjesë e historisë së rrëzimit të komunizmit me gjithë dritë hijet e tij si sekrerar rinie, e pluralizmit politik me gjithë gabimet e tij, por dhe e orientimit të Shqipërisë drejt NATO-s. 

Por një parti e së ardhmes  nuk mund të mjaftohet me historinë. Sali Berisha sot është hapur në konflikt me drejtësinë, me SPAK-un dhe GJKKO-n; përtej retorikave justifikuese, ai lufton për trashëgiminë e tij politike dhe ekonomike, dhe drejtësia e re është armiku kryesore për të.

Problemi që duhet zgjidhur është më i thellë se problemi i një individi: Përqendrimi i pushtetit dhe erozioni i ndarjes së pushteteve. 

Edi Rama, njësoj si në modelin ekonomik, e ka bërë të njëjtën zgjedhje edhe këtu, modelin lindor, autoritar, ndërhyrës ndaj drejtësisë. 

Fati i vendit është që SHBA-ja dhe BE-ja nuk e lejojnë ta çojë deri në fund këtë prirje. Prandaj një e djathtë e re duhet të bëjë një premtim më të madh se "qeverisje më e mirë":

Pro Drejtësisë, Ndarje pushtetesh, drejtësi e pavarur, administratë profesionale apartiake, media e lirë, institucione që nuk ndryshojnë identitet sa herë ndryshon qeveria. Ky është dallimi themelor mes një shteti që i përket qytetarëve dhe një shteti që i përket fituesit të radhës. Mes Suedisë dhe Omanit, mes Francës dhe Arabisë Saudite, mes Austrisë dhe Katarit!

Një e djathtë moderne nuk duhet vetëm të marrë pushtetin, por duhet të ketë guximin ta kufizojë pushtetin që merr.

3. Zgjedhja qytetëruese: Perëndimi përballë komunizmit/autoritarizmit dhe islamizmit politik

Këtu arrijmë te beteja më e vështirë për t'u artikuluar hapur në publik edhe për mua. Por një parti politike nuk mund të flasë për Perëndimin pa folur edhe për kulturën, fenë dhe identitetin.

Shqipëria ka një pasuri që duhet ta mbrojë me çdo kusht: harmoninë fetare. Myslimani, katoliku, ortodoksi, bektashiu, ateisti janë të gjithë qytetarë të barabartë. Kjo është një nga arritjet më të çmuara të historisë shqiptare.

Por në kontekstin aktual, islamizmi politik është në antagonizëm me Perëndimin, dhe kjo duhet pranuar me objektivitet. 

Megjithatë, një e djathtë perëndimore nuk duhet ta ngatërrojë fenë islame me ideologjinë "islam politik". Përkundrazi, e djathta shqiptare duhet të mbrojë lirinë e myslimanit shqiptar për të qenë mysliman por duke bërë një dallim themelor: 

Islami si Fe nuk është islamizëm politik.Një gjë është feja, tjetër gjë ideologjia që e përdor fenë si instrument pushteti. Një mysliman shqiptar nuk ka pse të zgjedhë midis Islamit dhe Perëndimit. Ai mund të jetë mysliman në fe, shqiptar në kombësi dhe perëndimor në identitet politik. Nuk ka asnjë kontradiktë këtu , kështu kanë qenë figura të ndritura të historisë sonë, si Mithat Frashëri, Ismail Qemali e shumë të tjerë. Madje kjo mund të jetë një nga format më moderne të identitetit shqiptar.

Problemi fillon kur feja bëhet projekt politik. 

Shqipëria duhet të ketë kurajën të flasë hapur për ndikimet e jashtme, mbi të gjitha të Turqisë së Erdoganit … mbi identitetin fetar të shqiptarëve, pa rënë në gabimin e barazimit të fesë me politikën. 

Nuk është problem që një shqiptar të jetë mysliman, as që të ketë lidhje kulturore me Turqinë apo botën arabe. Problemi fillon kur ky identitet shndërrohet në projekt politik të organizuar dhe më pas në instrument të një axhende gjeopolitike të huaj.

The new right has a duty to make it clear to citizens that political Islamism is something different from Islam as a religion. And Albania must decide what it wants: An Islam that lives freely within a secular, democratic and Western state, or a religion that gradually transforms into a political identity and instrument of a broader project?

The West is not a religion, but a political and civilized order, where one has the right to believe as one wishes. Therefore, Islam does not have to be the enemy of the West; political Islamism, yes. 

Albania is and should remain a secular state.

The three pillars together

This is the right that Albania has not yet experienced: Not simply anti-socialist, not simply economic liberalism, not simply cultural conservatism, but a right that unites all three:

-Economically, Institutionally and Civically Western civilization!

This is what would distinguish a new right from another ordinary rotation in power.

The DP still has the greatest advantage to embody this project. It has the history, the organization, the electorate, the historical connection to the fall of communism, and the Euro-Atlantic orientation. But this is not enough.

The DP cannot return to power just by demanding that Albanians forget its mistakes, or by once again offering Sali Berisha in open battle with justice and the West.

It must give Albanians a new reason to vote for it. It must fight to change the way wealth is created, the way power is limited, and the way Albania understands its place in the world.

In the end, the next elections should not be just a referendum on Edi Rama. The next opposition should be much more than an electoral coalition. It should be a political project that places Albania definitively in the West.

Po ndodh...

top

16:24 POLITIKË

08:30 JETË

20:07 AKTUALITET