Bashkimi me Elbasanin, debate në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Cërrikut: Do shpopullohet zona
Reforma e re territoriale ka shkaktuar debate edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ku këshilltarë të mazhorancës dhe opozitës kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit.
Gjatë diskutimeve, këshilltarët argumentuan se një ndryshim i tillë i ndarjes administrative mund të sjellë largimin e shërbimeve nga qytetarët dhe të ndikojë në rritjen e shpopullimit të zonës.
Një pjesë e këshilltarëve shprehën rezerva edhe për mënyrën se si po zhvillohet procesi i konsultimit publik. Sipas tyre, dëgjesat me komunitetin rrezikojnë të mbeten një procedurë formale, pasi Komisioni i Reformës Territoriale ka avancuar tashmë me propozimet e tij.
Në këtë kuadër, u kërkua që qytetarët të konsultohen realisht përpara marrjes së një vendimi, ndërsa një prej alternativave të propozuara ishte edhe zhvillimi i një referendumi.
Kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, deklaroi se nuk do të japë një qëndrim përfundimtar mbi propozimin për shkrirjen e bashkisë që drejton pa u përmbyllur më parë procesi i dëgjesave publike me komunitetin.
Mbledhja u ndoq edhe nga deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Klodiana Çapja. Deputeti Himçi iu drejtua kryebashkiakut Doka, duke argumentuar se, bazuar edhe në rekomandimet paraprake të Komisionit të Reformës Territoriale, ai duhet të ketë një qëndrim të qartë për procesin.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli Bashkiak i Cërrikut miratoi me shumicë votash zhvillimin e dëgjesave publike me komunitetin.
Sipas draftit paraprak të reformës territoriale, Bashkia Cërrik dhe ajo e Belshit parashikohet të përfshihen në Bashkinë e Elbasanit. Propozimi ka hasur kundërshtimin e banorëve, të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre edhe përmes protestave.
Po ndodh...
The power of vanity! The protest broke the "magic" of Rama and Berisha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128