Gjykata Speciale në Kosovë hedh poshtë kërkesën ish-eprorit të UÇK-së për modifikimin e dënimit me burgim

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.
Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.
Shala u dënua me tre vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.
Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.
Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit.
Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetorit 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.
Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.
Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim.
Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.
Çfarë thoshte aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?
Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.
Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.
Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.
Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës./REL/
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
