Kurti reagon pas zgjedhjeve në Serbi, uron shqiptarët për arritjen e jashtëzakonshme: Dy mandate të sigurta, synohet edhe i treti!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke i cilësuar si arritje e jashtëzakonshme për Koalicionin Shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Kurti shprehet se koalicioni ka marrë 27.230 vota në këto tre komuna. Ai ka vlerësuar se bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar, duke përgëzuar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare për arritjen e këtij rezultati.
Postimi i plotë:
Arritje e jashtëzakonshme!
Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve.
Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!
Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar.
Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%.
Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
