Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë: Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat

2026-08-02 20:14:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë: Edi Rama dil në

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e mbrëmjes së sotme kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, turma ka përsëritur disa slogane politike, ndërsa ndër thirrjet e dëgjuara ishin: “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!” dhe “O tradhtar, jep dorëheqjen!”.

Protestuesit kanë përdorur gjithashtu thirrjen “Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga detyra.

Kjo protestë shënon ditën e 64-t të lëvizjes qytetare, e cila nisi fillimisht kundër një projekti turistik në zonën e Zvërnecit, por gjatë javëve është zgjeruar duke përfshirë kërkesa më të gjera politike dhe kundërshtime ndaj qeverisjes.

Po ndodh...

ide

top